By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BB: Ekonomia shqiptare rritje me 3,4% këtë vit, 3,6% vitin e ardhshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > BB: Ekonomia shqiptare rritje me 3,4% këtë vit, 3,6% vitin e ardhshëm
Shqipëri

BB: Ekonomia shqiptare rritje me 3,4% këtë vit, 3,6% vitin e ardhshëm

admin
Last updated: 27/10/2026 12:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 tetor, argument.mk/ – Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

Banka Botërore publikoi sot raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimo ku thuhet se ekonomia në vendet e rajonit ka treguar qëndrueshmëri përballë goditjeve dhe vazhdon të përparojë në konvergjencën me Bashkimin Evropian.

Sipas raportit të Bankës Botërore, bilancet fiskale dhe të jashtme të Shqipërisë u forcuan, ndërsa borxhi publik zbriti nën 50 për qind të PBB-së. BB del në përfundimin se për të mbështetur një rritje më të fortë ekonomike afatgjatë, nevojiten reforma që nxisin produktivitetin, diversifikojnë eksportet, tërheqin investime dhe adresojnë presionet demografike.

Ekonomia shqiptare ruajti një rritje të qëndrueshme në fillim të vitit 2026, e nxitur nga kërkesa e brendshme, shërbimet dhe ndërtimi. Kërkesa e lartë për punonjës në raport me ofertën e fuqisë punëtore ndihmoi në uljen e papunësisë në nivelin më të ulët historik, pagat vazhduan të rriten dhe varfëria u ul më tej.

Rritja e kreditimit mbeti e fortë, ndërsa sektori financiar vijoi të ishte i qëndrueshëm, i mbështetur nga një nivel i ulët i kredive me probleme. Inflacioni u rrit gradualisht deri në muajin gusht, duke reflektuar rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, qiratë e larta në kushtet e kërkesës së fortë nga turizmi, si dhe rritjen e ndjeshme të pagave.

Pozicioni fiskal i vendit vijoi të përmirësohej. Ecuria e fortë e të ardhurave buxhetore ndihmoi në krijimin e një suficiti fiskal në gjysmën e parë të vitit 2026, ndërsa suficiti dhe mbiçmimi i lekut kontribuan në një rënie të mëtejshme të borxhit publik. Pozicioni i jashtëm i Shqipërisë u forcua gjithashtu, i mbështetur nga rritja e investimeve të huaja direkte, rezervat më të larta valutore dhe ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente.

Pavarësisht këtij përparimi, raporti vëren se ka ende sfida të rëndësishme strukturore. Rritja ekonomike vazhdon të mbështetet kryesisht te turizmi sezonal, me volum të lartë, por me vlerë të shtuar të ulët, si dhe te shërbimet e tjera, ndërsa baza e eksporteve mbetet e ngushtë.

Megjithëse firmat shqiptare hyjnë relativisht lehtë në tregjet e eksportit, shumë marrëdhënie eksporti mbeten afatshkurtra, duke kufizuar mundësitë për të rritur shkallën e aktivitetit, produktivitetin dhe krijimin e vendeve më të mira të punës.

Raporti vëren po ashtu se meqenëse tarifat janë tashmë relativisht të ulëta, reformat e ardhshme tregtare në Shqipëri duhet të përqendrohen në uljen e kostove përtej tarifave doganore në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve që lidhen me barrierat e brendshme rregullatore dhe administrative, të cilat mund të jenë dy deri në pesë herë më të larta se tarifat ekzistuese.

Në vijim, raporti del në përfundimin se rritja ekonomike parashikohet të arrijë në 3.4 për qind në vitin 2026 dhe të përforcohet gradualisht gjatë viteve 2027-2028. Përparimi më i shpejtë në reformat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, rritja e produktivitetit, investimet private më të larta dhe një bazë më e gjerë eksportesh mund të përmirësojnë perspektivën ekonomike, ndërsa pasiguria globale, presionet demografike dhe rreziqet që lidhen me klimën mbeten sfida kryesore.

Reformat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve mund të rrisin nivelin e PBB-së në afatin e mesëm me deri në 10 për qind, duke nxitur eksportet, investimet dhe krijimin e vendeve të punës.

Ndërkaq, rritja ekonomike në vendet e Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në vitin 2026 dhe të forcohet më tej në vitin 2027, e mbështetur nga konsumi dhe investimet.

 

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pasaporta e Maqedonisë rendiet e 64-ta në botë, qytetarët pa vizë mund të udhëtojnë në 114 vende
Next Article Katër të vdekur pas një tornadoje në Antalia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?