By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Kush po e destabilizon vendin?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Kush po e destabilizon vendin?
Maqedoni

BDI: Kush po e destabilizon vendin?

admin
Last updated: 13/11/2024 10:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “BDI-ja është faktor destabilizues”, sot kanë reaguar nga BDI.

Nga BDI i janë përgjigjur disa herë pyetjes “kush destabilizon vendin?”, ndërsa akuzojnë qeverinë aktuale se po godasin multietnicitetin dhe barazinë në Maqedoninë e Veriut.

Në përgjigje të deklaratave të fundit që adresojnë BDI-në si një faktor destabilizues, theksojmë se është shqetësuese lehtësia në përdorimin e retorikës ndarëse dhe akuzat që në realitet godasin multietnicitetin dhe barazinë në vendin tonë.

Prandaj, shtrojmë disa pyetje për të ndriçuar të vërtetën:

Kush destabilizon vendin? Ata që thonë “ta kthejmë vendin për maqedonasit” apo ata që mbrojnë multietnicitetin dhe barazinë?

Kush destabilizon vendin? Ata që shkelin vullnetin e mbi 40% të komuniteteve etnike në një vend multietnik apo ata që promovojnë demokraci të barabartë dhe funksionale?

Kush destabilizon vendin? Ata që përjashtojnë diasporën nga llogaritjet politike dhe financiare, megjithëse ajo diasporë ruan stabilitetin financiar të vendit, paguan taksa dhe është ambasadorja më e madhe e këtij vendi?

Kush destabilizon vendin? Ata që urdhërojnë Gjykatën Kushtetuese të heqë zemrën e Marrëveshjes së Ohrit – të drejtën për identifikim etnik – apo ata që respektojnë këtë të drejtë për të gjithë qytetarët?

Kush destabilizon vendin? Ata që anulojnë mekanizmat që integruan një popull të tërë në institucionet e shtetit unitar në vend të krijimit të institucioneve paralele apo ata që ndërtojnë një shtet dhe shoqëri të barabartë?

Kush destabilizon vendin? Ata që përpiqen të fshijnë dhe të anulojnë më të shenjtën, gjuhën shqipe, apo ata që zyrtarizuan shqipen në vend dhe maqedonishten në Bashkimin Evropian?

Kush destabilizon vendin? Ata që për vite të tëra bllokuan integrimin në NATO apo ata që e integruan vendin në NATO? Ata që bllokuan rrugën drejt Bashkimit Evropian apo ata që hapën negociatat dhe mbajtën Konferencën e Parë Ndërqeveritare?

BDI-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur barazinë, multietnicitetin dhe Marrëveshjen e Ohrit si një themel të paqes dhe stabilitetit. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të reflektojnë mbi këto pyetje dhe të ndërmarrin veprime që promovojnë unitet dhe barazi, në vend të përçarjeve që rrezikojnë të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksident trafiku në Ohër, humb jetën një 18-vjeçar
Next Article Zgjerimi i BE-së është përfitim i dyanshëm për shtetet kandidate dhe për vet BE-në!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?