By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjerimi i BE-së është përfitim i dyanshëm për shtetet kandidate dhe për vet BE-në!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Zgjerimi i BE-së është përfitim i dyanshëm për shtetet kandidate dhe për vet BE-në!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Zgjerimi i BE-së është përfitim i dyanshëm për shtetet kandidate dhe për vet BE-në!

admin
Last updated: 13/11/2024 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Sfida më e madhe këtyre viteve është e ardhmja e BE-së, zhvillime dramatike në botë e kanë komplikuar edhe më shumë këtë sfidë. Nga ana tjetër, ka shumë shtete kandidate që po presin tek pragu i derës për tu bërë pjesë e familjes evropiane. Ky veprim do të sillte rezultate të dobishme e të dyanshme, si për vendet ngjashëm edhe për vetë BE-në. Prandaj, sa më shpejtë që është e mundur duhet të avancohen procedurat e të hiqen barrierat e panevojshme, shkruan Zhurnal.

Zgjerimi e forcon unionin – 

Kandidatja për postin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas është zotuar për forcimin e sigurisë dhe zgjerimin e bllokut europian.

Deklaratat, Kallas i bëri në seancën dëgjimore në komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili duhet konfirmojë ish- kryeministren e Estonisë për pozicionin e nominuar.

“Zgjerimi i BE-së forcon vetë bllokun, por edhe vendet që synojnë anëtarësimin. Forca tërheqëse e BE-së frymëzon shtetet nga Ballkani Perëndimor e deri tek Evropa Lindore për reforma dhe për angazhim drejt integrimit. Së bashku me Komisionaren për Zgjerim, do të punoj me vullnet që ta bëjmë zgjerimin realitet. Problemet e sotme të fqinjëve tanë do të jenë edhe problemet tona nesër“, deklaroi Kallas.

Kallas tha gjithashtu se siguria e BE-së lidhet ngushtë me NATO-n, ndërsa theksoi angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin transatlantik.

“Sfida kryesore për BE-në dhe aleatët lidhen me qasjen e Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut, vende, të cilat, janë duke sfiduar rendin botëror”, shtoi Kallas.

Nëse merr konfirmimin e Komisionit, Kallas do të nisë detyrën si kryediplomate e BE në vend të Josep Borrell, në dhjetor për pesë vitet e ardhshme. Përveç Kosovës, të gjitha vendet e rajonit tonë së bashku me Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Turqia janë kandidate për anëtarësim në BE.

Duhet të vazhdohet rrugëtimi evropian pa u dorëzuar, RMV e ka vendin në BE –

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pas çdo gare është e rëndësishme që sa më parë të dihet dhe kuptohet arsyeja e garimit jo vetëm për të kënaq apo plotësuar egot e ndokujt por për të dëshmuar ndryshimin apo vazhdimin e rrugëtimit në drejtim të përmirësimit të gjendjes së qytetarëve.

Prandaj, sa më parë duhet të vazhdohen punët aty ku kanë ngelur. Fushata e zgjedhjet përfunduan tani është koha që të dëshmohet që ky vend ka njerëz dhe kapacitet për t’i çuar proceset përpara drejt një jete më të mirë për të gjithë pa dallim

Sfidat në të cilat ka kaluar vendi janë dëshmi që asgjë nuk është e pamundur ajo që duhet është vetëm vullneti pozitiv për të bërë ndryshim drastik në vendin ku mëse i nevojshëm është i ndryshimi. Nëse dikur ka qenë e pa imagjinueshme futja e vendit si anëtarë i Aleancës më të fortë ushtarake në botë, sot është realitet, nëse dikur ka qenë e pa besueshme që vendit mund t’i ndërrohet emri dhe të vazhdohet tutje procesi integrimit evropian, sot është realitet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nëse sot tingëllon çuditshëm që kjo qeveri në ardhje nuk do t’i bëjë ndryshimet kushtetuese, nesër do të jetë realitet. Ajo që nevojitet është mos krijimi i dramave pa nevojë që po u ndryshua kushtetuta shembet vendi. Jo, nuk ndodhë asgjë e keqe dhe e dëmshme për vendin ndodhë hapja e rrugës dhe vazhdimi i rrugëtimit drejt BE-së.

Me ndryshimin e Kushtetutës a do të hyjmë në BE? Sigurisht që jo, na presin akoma punë e reforma të shumta në shumë fusha të ndryshme por ajo që ndodhë sigurt është dëshmia që ky vend ka vullnet politik për tu bërë anëtarë i familjes së madhe evropiane. Pra, nuk mjaftojnë vetëm sondazhet apo deklaratat duhet edhe vepra konkrete.

Çdo veprim i guximshëm sot është dëshmi dhe përpjekje për krijimin e një të ardhme të mirë nesër. Pra, politikanë vizionar janë ata që mendojnë e veprojnë për gjeneratat e ardhshme dhe jo sot për sot. E kjo është dëshmuar dhe do të dëshmohet padyshim edhe tutje se ka njerëz që brengosen për gjeneratat që vijnë, ka njerëz që synim kanë zhvillimin dhe progresin në gjitha fushat në tërësi. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN

Deputetja Mimoza Musa nuk i’u bashkangjit delegacionit të Taravarit në Tiranë?

Dega e ASH-së Çair i thotë “jo” Taravarit dhe bashkëpunimit me BDI-në!

LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar

Maturantët defilojnë në Strugë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI: Kush po e destabilizon vendin?
Next Article Monica Bellucci pozon për kopertinën e revistës Elle, mahnit me paraqitjen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?