By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Qeverisje e dështuar që ka humbur besimin e qytetarëve, shqiptarët janë të nëpërkëmbur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Qeverisje e dështuar që ka humbur besimin e qytetarëve, shqiptarët janë të nëpërkëmbur
Maqedoni

BDI: Qeverisje e dështuar që ka humbur besimin e qytetarëve, shqiptarët janë të nëpërkëmbur

admin
Last updated: 19/01/2025 13:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 janar – Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese thonë se kjo Qeveri është e dështuar ku shqiptarët janë të përjashtuar dhe kemi një shtet pa drejtim.

Sipas BDI-së ata janë garantuesi i barazisë dhe shpresës për të ardhmen.

Reagimi i plotë:

“Në një kohë kur qytetarët përballen me pasiguri, tensione ndëretnike dhe dështime në çdo sektor të qeverisjes, është e qartë se kjo qeveri pa legjitimitet ka humbur tanimë edhe tërësisht besimin e qytetarëve.

Shqiptarët janë përjashtuar nga proceset vendimmarrëse, janë shkarkuar padrejtësisht nga pozitat kyçe dhe janë shpërfillur në zbatimin e Ligjit për Gjuhët.

Institucionet janë kthyer në vegla politike që iu shërbejnë interesave të ngushta, duke injoruar hallet e qytetarëve.

Mungesa e projekteve zhvillimore dhe stagnimi në integrimet evropiane janë tregues të qartë të një qeverie të paaftë, e cila i ka tradhtuar qytetarët, veçanërisht ata shqiptarë, që sot ndihen të përjashtuar dhe të nëpërkëmbur.

BDI ka qenë dhe mbetet forca e vetme politike që ka garantuar përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve, mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe zhvillimin e projekteve madhore për vendin.

Sot, më shumë se kurrë, është koha për t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje të dështuar dhe për t’u kthyer te stabiliteti, drejtësia dhe barazia.

BDI është dhe do të jetë zëri i qytetarëve, mbrojtësi i interesave të tyre dhe garancia e një të ardhmeje më të mirë për Maqedoninë e Veriut.

Ashtu si gjithmonë, ne do të jemi në krah të qytetarëve, duke punuar për një shtet të barabartë dhe të drejtë për të gjithë”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për shkak të mjegullës, ulje e dukshmërisë në disa akse rrugore
Next Article Një Yll në ngjitje, vetëm për një javë kjo është shifra marramendëse që Gjesti arrin në Instagram

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?