By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare mblidhen në Shkup për koloninë artistike “Shkupi në telajo”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare mblidhen në Shkup për koloninë artistike “Shkupi në telajo”
Maqedoni

Mbi 40 piktorë nga trevat shqiptare mblidhen në Shkup për koloninë artistike “Shkupi në telajo”

admin
Last updated: 28/11/2026 13:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Mbi 40 piktorë nga të gjitha trevat shqiptare do të marrin pjesë në edicionin e nëntë të kolonisë artistike “Shkupi në telajo”, e cila do të mbahet nga 26 deri më 30 nëntor 2026 në Shkup.

Ngjarja artistike organizohet në atmosferën e festave të Nëntorit dhe synon promovimin e krijimtarisë artistike, forcimin e bashkëpunimit kulturor, si dhe prezantimin e vlerave historike dhe kulturore të kryeqytetit.

Gjatë pesë ditëve të kolonisë, artistët do të realizojnë vepra të frymëzuara nga arkitektura, trashëgimia kulturore dhe jeta urbane e Shkupit, me fokus të veçantë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Krijimet e tyre do të prezantohen më pas në një ekspozitë të hapur për publikun, duke pasuruar programin kulturor të festave të Nëntorit dhe duke sjellë këndvështrime të ndryshme artistike mbi qytetin.

Kolonia artistike “Shkupi në telajo” organizohet nga Instituti për Libër dhe Promocion, me mbështetjen e Komunës së Çairit. Organizatorët theksojnë se aktiviteti tashmë është shndërruar në një traditë kulturore që synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet artistëve, të nxisë shkëmbimin e përvojave krijuese dhe të promovojë Shkupin si një nga qendrat e rëndësishme të veprimtarisë artistike dhe kulturore në rajon.

Ekspozita përmbyllëse e veprave pritet të jetë një nga aktivitetet më tërheqëse kulturore në kuadër të shënimit të festave të Nëntorit në Shkup.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike
Next Article “Hallin tënd e zgjidh veç Bela”, Veliaj letër Ballukut nga burgu: Më aprovo operacionin në Tiranë, të shkruan ‘socialisti me duar të lidhura’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?