By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja shton 28 zyrtarë bjellorusë dhe “propagandistë” në listë të zezë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > BE-ja shton 28 zyrtarë bjellorusë dhe “propagandistë” në listë të zezë
Bota

BE-ja shton 28 zyrtarë bjellorusë dhe “propagandistë” në listë të zezë

admin
Last updated: 05/08/2024 19:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bashkimi Evropian ka shtuar sot 28 zyrtarë dhe “propagandistë” të Bjellorusisë në listë të zezë, të lidhur me shtypjen që u bën kundërshtarëve, lideri autoritar, Alexander Lukashenka.

Blloku me 27 vende anëtare ka sanksionuar disa herë Qeverinë bjelloruse, prej kur autoritetet kanë nisur të shtypin protestat kundër regjimit të Lukashenkas më 2020.

BE-ja ka shtuar sanksionet ndaj Bjellorusisë edhe për shkak të rolit të këtij shteti në nisjen e luftës së Rusisë në Ukrainë. Me vendimin e fundit, numri i individëve bjellorusë në listën e zezë të BE-së ka shkuar në 261.

Në atë listë veçse janë Lukashenka dhe familjarë të tij. Në mesin e individëve të sanksionuar të enjten janë Irina Akulovich, shefe e agjencisë kombëtare të lajmeve, BelTA, dhe prezantuesi televiziv, Nikita Rachilovsky.

“Këta propagandistë të regjimit kanë përhapur me qëllim informacion të rremë për shtypjen e kryer prej autoriteteve shtetërore”, ka thënë BE-ja përmes një deklarate.

Lukashenka, aleati më i ngushtë i Rusisë, pati nisur shtypje të protestave në gusht të vitit 2020, pasi pretendimi i tij për fitore në zgjedhje pati nxitur protesta masive.

Grupi për të të drejta të njeriut Viasna, vlerëson që Bjellorusia ka më shumë se 1.400 të burgosur politikë, dhe që mijëra persona tjerë kanë ikur prej shtetit.

Lukashenka ka tri dekada që udhëheq Bjellorusinë me grusht të fortë.

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aleksandar Klimovski, drejtor i ri i Llotarisë Shtetërore
Next Article Pamje brenda vendit ku prodhohen dy eurot e falsifikuara, arrestohet shtetasi maqedonas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?