By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë
Bota

BE-ja thërret ambasadorin rus pas shkeljes së hapësirës ajrore të Rumanisë

admin
Last updated: 28/07/2026 16:38
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 28 korrik, Zhurnal.mk – Bashkimi Evropian ka thirrur për shpjegime të dërguarin diplomatik të Moskës në Bruksel, pas hyrjes së një droni rus në hapësirën ajrore të Rumanisë, javën e kaluar.

“Ne shprehëm dënimin tonë të fortë për shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Rumanisë”, tha sot një zëdhënës i shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Rumania ndan me Ukrainën një kufi prej rreth 600 kilometrash. Ukraina, prej më shumë se katër vitesh, po përballet me pushtimin rus.

Sipas zëdhënësit, ky “veprim i pamatur” përbën një përshkallëzim shumë serioz nga ana e Rusisë dhe kërcënon sigurinë e qytetarëve të BE-së, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas u ka propozuar gjithashtu vendeve anëtare të BE-së, miratimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, si për shkeljet e hapësirës ajrore, ashtu edhe për sulmin rus, që dëmtoi konsullatën e nderit të Letonisë, në lindje të Ukrainës.

“Rumania dhe Letonia kanë solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë”, deklaroi zëdhënësi i BE-së.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hungaria krijon autoritetin kundër korrupsionit, ndërsa partia e Orbán e cilëson “polici politike”
Next Article Mbi 10 milionë euro për bujqit: Qeveria siguron blerjen e “vranecit” dhe orizit përmes kredive të lira të Bankës zhvillimore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?