By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia
Maqedoni

BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

admin
Last updated: 01/04/2025 13:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kenia është shtuar në listën e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Si shtet me fuqi në Afrikën Lindore, Kenia më 26 mars njoftoi zyrtarisht se ka njohur shtetin e Kosovës.

Njohja e saj shkaktoi reagime të shumta në Kosovë dhe Serbi. Derisa liderët e Kosovës e mirëpriten këtë vendim të Kenias, në anën tjetër të kufirit u shprehën të shqetësuar për këtë veprim të shtetit afrikan.

Serbia tha se një vendim i tillë përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.

Lidhur me këtë qasje të Serbisë, e cila nuk është e re, Bashkimi Evropian nuk është se dha ndonjë përgjigje konkrete nëse është shkelur marrëveshja e Washingtonit e cila obligon Serbinë që të pezullonte iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që ta tërhiqnin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian, i ka thënë Telegrafit se “BE-ja është neutrale”.

“Ne morëm parasysh njohjen nga Kenia të pavarësisë së Kosovës. BE-ja është neutrale ndaj statusit”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Më tej BE-ja ka theksuar se Kosova ka një prespetivë të qartë evropiane, duke përmendur këtu edhe aplikimin që ka bërë për anëtarësim në familjen evropiane.

“Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane dhe ka dorëzuar një aplikim për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një Opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo ta kërkojë Këshilli”, kanë deklaruar nga BE-ja për Telegrafin.

Tutje është thënë se progresi në rrugën e anëtarësimit të Serbisë dhe Kosovës në BE kërkon përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndryshe për reagimet e Serbisë ndaj njohjes nga Kenia, kishte reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

MPJD përmes një reagimi kishte theksuar se kjo është një dëshmi tjetër që Serbia nuk ka asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Edhe një herë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë kanë zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë, duke treguar sërish se nuk kanë asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën,” thuhet në reagimin e MPJD-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për më tepër, Ministria e vlerësoi si një veprim të papranueshëm deklaratën e Serbisë, duke theksuar se “Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar vendin tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtarë.”

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian
Next Article Gjenden tre mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit, dyshohet se do të shfrytëzohej nga trafikantët e drogës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?