By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjenden tre mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit, dyshohet se do të shfrytëzohej nga trafikantët e drogës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gjenden tre mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit, dyshohet se do të shfrytëzohej nga trafikantët e drogës
Shqipëri

Gjenden tre mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit, dyshohet se do të shfrytëzohej nga trafikantët e drogës

admin
Last updated: 01/04/2025 13:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kufitare e Vlorës ka gjetur rreth tre mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit.

Përveç kësaj sasie karburanti, efektivët nuk kanë gjetur asgjë tjetër, por nga informacionet paraprake, ata dyshojnë se karburanti mund të jetë sjellë aty për të furnizuar një mjet ujor që do të përdorej për trafik droge.

Kontrollet e policisë u realizuan pas marrjes së një informacioni për një mjet të dyshuar që mund të kryente lëvizje të kundraligjshme, duke ardhur nga Italia dhe duke u larguar më pas përsëri drejt shtetit fqinj. Pas këtij informacioni, autoritetet nisën kontrolle të gjera në të gjithë zonën.

Gjatë kontrollit, Policia Kufitare gjeti mbi 3,000 litra karburant në ishullin e Sazanit, të cilat mund të cilat thuhet se do të përdoreshin nga një mjet ujor, i dyshuar për transportimin e lëndës narkotike.

Ndërsa ka dhe dyshime të tjera se nga disa burimeve jozyrtare të cilat thonë se Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza kanë evidentuar fillimisht mjetin, i cili ka hyrë në ujërat territoriale shqiptare, ku ka nisur ndjekjen e tij.

Sipas po të njetave burimeve, mjeti është afruar pranë ishullit të Sazanit, për t’u furnizuar me karburant dhe për të vazhduar më pas itinerarin e tij por në këto momente ka nisur ndjekja e tij duke bërë që të ndryshojë totalisht drejtim.

Burimet thonë se mjeti ka arritur të shpëtojë ndjekjes nga Guardia di Finanza dhe Roja Bregdetare Shqiptare dhe se mendohet se ka marrë drejtimin drejt Turqisë.

Dyshohet se edhe mund të jetë hedhur diçka në det, por dhe kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Pavarësisht se nuk është arritur të kapet mjeti ujor, kanë nisur hetimet për të zbuluar personat që dërguan karburantin në ishullin e Sazanit si dhe për motivin e transportimit të këtij karburanti në këtë zonë.

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë ndërsa pas gjetjes së karburantit, Policia Kufitare ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore të raportojnë vendndodhjen e mjeteve të tyre, duke krijuar një regjistër të ri, i cili kishte munguar prej vitesh.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia
Next Article Ivanka Trump mahnit me elegancën në paraqitjen e saj të fundit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?