By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian
Bota

Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian

admin
Last updated: 01/04/2025 13:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një fluturim që transportonte më shumë se 200 pasagjerë nga Bali, Indonezi në Melburn, Australi u detyrua të kthehej pasi një pasagjere u përpoq të hapte me forcë derën e aeroplanit.

Dhe një veprim të tillë ajo thuhet se deshi ta bënte ndërsa aeroplani fluturonte mbi Oqeanin Indian, tha në një deklaratë të martën kompania ajrore Jetstar.

“Ne patëm një kthim në Denpasar (aeroporti i Balit) mbrëmë pasi një pasagjere u përpoq të hapte një nga dyert e aeroplanit dhe kishte abuzuar me ekuipazhin tonë”, ka thënë linja ajrore për incidentin të hënën mbrëma, 31 mars.

Pasagjerja u nxor nga aeroplani nga autoritetet lokale në Bali.

Sipas një videoje që qarkullon në mediat sociale, një grua në pjesën e pasme të aeroplanit arriti të ngrinte dorezën e derës përpara se një sinjal paralajmërues të lajmëronte ekuipazhin.

Ndërkohë të dhënat nga faqja e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24 treguan se aeroplani u kthye mbi Oqeanin Indian rreth një orë pas fluturimit.

Jetstar nuk tha saktësisht se sa pasagjerë dhe ekuipazh ishin në aeroplanin që udhëtonte nga Bali në Melburn.

“Siguria dhe mirëqenia e klientëve dhe ekuipazhit tonë është prioriteti ynë kryesor dhe ne i falënderojmë ata për mënyrën se si iu përgjigjën situatës”, tha linja ajrore në deklaratën e saj.

“Kjo lloj sjelljeje e papranueshme nuk do të tolerohet kurrë në fluturimet tona”.

Incidente të pasagjerëve të padisiplinuar janë raportuar edhe në të kaluarën, duke përfshirë pasagjerët që kanë goditur dhe kafshuar stjuardesat, duke detyruar aeroplanët të devijojnë nga destinacioni i synuar.

Por autoritetet e aviacionit po shtrëngojnë dhe zbatojnë veprime më të rrepta.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Formimi i institucioneve të reja, dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot
Next Article BE nuk ka kritika ndaj Serbisë për reagimet lidhur me njohjen e Kosovës nga Kenia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?