By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bekim Sali: 22 Nëntori, simbol i bashkimit – promovuam One Stop Shop në Qafë Thanë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bekim Sali: 22 Nëntori, simbol i bashkimit – promovuam One Stop Shop në Qafë Thanë
Maqedoni

Bekim Sali: 22 Nëntori, simbol i bashkimit – promovuam One Stop Shop në Qafë Thanë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:44
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Qafë Thanë, 22 nëntor, Argument – Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, ka marrë pjesë në promovimin e sistemit „One Stop Shop“ në pikën kufitare të Qafë Thanës, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi, Sali theksoi simbolikën e realizimit të këtij aktiviteti pikërisht më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar këtë datë si një moment që përfaqëson historinë, sakrificën dhe krenarinë kombëtare.

Sipas tij, ashtu siç 22 Nëntori kujton bashkimin e shqiptarëve për njësimin e alfabetit, edhe projekti „One Stop Shop“ përfaqëson një hap konkret drejt afrimit të qytetarëve dhe lehtësimit të komunikimit mes dy vendeve.

„Projektet si One Stop Shop dëshmojnë se këto lidhje mund t’i kthejmë edhe në bashkëpunim konkret, në më pak pritje, më pak burokraci dhe më shumë lehtësi për qytetarët“, ka shkruar Sali.

Ai theksoi se përgjegjësia e institucioneve sot është që lidhjet historike dhe kombëtare t’i shndërrojnë në ura bashkëpunimi dhe mundësi më të mira për brezat e ardhshëm.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti kujton betejën për bustin e Skënderbeut: Sot kufiri kalohet me vetëm një kontroll
Next Article Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi largohet nga vendngjarja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?