By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti kujton betejën për bustin e Skënderbeut: Sot kufiri kalohet me vetëm një kontroll
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti kujton betejën për bustin e Skënderbeut: Sot kufiri kalohet me vetëm një kontroll
Maqedoni

Mexhiti kujton betejën për bustin e Skënderbeut: Sot kufiri kalohet me vetëm një kontroll

admin
Last updated: 28/11/2026 13:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Qafë Thanë, 22 nëntor, Argument – Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka rikthyer një kujtim nga para 20 vjetësh, kur në pikën kufitare të Qafë Thanës ishte angazhuar për sjelljen e bustit të Skënderbeut në Shkup. Sot, në të njëjtin vend, ai mori pjesë në përurimin e sistemit të përbashkët të kontrolleve kufitare „One Stop Shop“ mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Mexhiti, së bashku me kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, si dhe bashkëkryetarin e VLEN-it, Bilall Kasami, mori pjesë në këtë aktivitet, përmes të cilit synohet lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve në kufirin mes dy shteteve.

Ai kujtoi se para dy dekadash autoritetet nuk kishin dhënë leje për hyrjen e bustit të Skënderbeut në vend, ndaj ishte dashur këmbëngulje për ta sjellë atë përmes Qafë Thanës dhe për ta vendosur në sheshin e Shkupit që sot mban emrin e heroit kombëtar.

Sipas Mexhitit, rikthimi në këtë pikë kufitare, njëzet vjet më vonë, ka domethënie të veçantë, pasi nga një vend ku dikur përballeshin me pengesa për vendosjen e bustit të Skënderbeut, sot po zbatohet një marrëveshje që lehtëson lëvizjen e qytetarëve.

„Atëherë na duhej të përballeshim me pengesa edhe për ta vendosur një figurë të historisë sonë në një shesh të Shkupit. Sot ulemi në të njëjtën tryezë, marrim vendime të përbashkëta dhe i zbatojmë në paqe, dhe me respekt për të drejtat e secilit“, ka theksuar Mexhiti.

Sistemi „One Stop Shop“ nis zbatimin në Qafë Thanë, ndërsa marrëveshja përfshin edhe katër vendkalime të tjera kufitare: Bllatë, Gorica, Tushemishti dhe Xhepisht–Trebishti. Përmes këtij modeli, kontrollet për qytetarët do të kryhen në një pikë të përbashkët, duke eliminuar ndalesat e dyfishta dhe duke shkurtuar kohën e pritjes.

Mexhiti theksoi se pas zbatimit të këtij modeli me Kosovën, me VLEN-in në qeverisje, i njëjti mekanizëm po shtrihet edhe në bashkëpunimin me Shqipërinë.

Ai vlerësoi edhe simbolikën e përurimit më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve si një mënyrë konkrete për ta shënuar këtë festë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Më pak kontrolle dhe pritje në kufirin me Shqipërinë, hyn në fuqi sistemi One Stop Shop
Next Article Bekim Sali: 22 Nëntori, simbol i bashkimit – promovuam One Stop Shop në Qafë Thanë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?