By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, akt i papërgjegjshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, akt i papërgjegjshëm
Shqipëri

Berisha: 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, akt i papërgjegjshëm

admin
Last updated: 09/07/2026 15:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po përdor fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për financimin e koncertit të artistit Kanye West, duke e cilësuar këtë një veprim të papërgjegjshëm.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se 4 milionë euro janë marrë nga fondi i emergjencës për organizimin e koncertit.

“Për 4 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, kjo përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, më të papërgjegjshme. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave përdoret vetëm në emergjenca kombëtare”, u shpreh Berisha.

Kryetari i PD-së kujtoi gjithashtu financimin e dhënë nga qeveria për organizimin e etapës së garës Giro d’Italia në Shqipëri, duke pretenduar se edhe ai investim kishte qëllime elektorale.

“Më 10 dhe 11 maj të vitit 2025, ai i dha Giro d’Italia 7 milionë euro, para të taksapaguesve shqiptarë për të grabitur votat e qytetarëve, për të gënjyer e mashtruar qytetarët për vota”, tha Berisha.

Tani, theksoi Berisha, “përpiqet të sfumojë sentimentet armiqësore me koncertin e një këngëtari shumë të njohur, por që ka edhe ai problematikat e tij në deklarime dhe në vlerësime”.

Kreu i PD theksoi se, nuk është kundër zhvillimit të koncertit, por kundërshton, sipas tij, përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim.

“Nuk kam asgjë kundër koncertit të tij, por nuk pranoj kurrë që ai të bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, tha Berisha.

“Ky është një akt që e bën vetëm një njeri që është i aftë për të shpëtuar lëkurën e tij të marrë çdo vendim”, deklaroi Berisha.

Berisha ngriti gjithashtu pretendime se administrata publike dhe institucionet arsimore janë përfshirë në organizimin e pjesëmarrjes në koncert.

Sipas Berishës, Kryeministri synon të përmirësojë imazhin e tij përmes këtij eventi.

“Ju informoj se të gjitha ministritë dhe shkollat kanë bërë listat për të dërguar punonjësit dhe nxënësit në koncert, mbasi biletat nuk janë shitur. Pra, përveç 4 milionëve do të jenë dhe disa milionë të tjera, se punonjësve do u mbahen në rroga ato bileta”, tha Berisha.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LSM: Jo rritje të moshës së pensionimit, por pensionim sipas përvojës së punës
Next Article Eden Hazard flet për garën e Këpucës së Artë në Kupën e Botës, tregon kush do ta fitojë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?