By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira
Shqipëri

Berisha: Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira

admin
Last updated: 10/04/2025 14:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh sot në një konferencë për mediet se Europa është e vendosur që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira.

Duke iu referuar seancës dëgjimore të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian për Shqipërinë në lidhje me zgjedhjet dhe klimën parazgjedhore, Berisha tha se “nuk ka ndodhur kurrë në historinë 34-vjeçare që këto institucione të kenë në axhendën e tyre Shqipërinë, problematikat e saj madhore, zgjedhjet e dhunuara sistematikisht, krimin e organizuar që ka kapur majën e shtetit, terrorin politik dhe shtypjen e opozitës”.

“U them shqiptarëve me bindjen më të thellë, Europa është e vendosur t’i japë atë që meriton të gjithë atyre që kërkojnë t’i privojnë shqiptarët nga e drejta e votës së lirë dhe tentojnë t’u kontrollojnë atyre vullnetin dhe ky është një ogur i bardhë shumë për çdo shqiptar”, shpreh Berisha.

Sipas Berishës, dje në seancën kushtuar Shqipërisë “pati debate të gjera, pati debate aktive, në të cilat u denoncuan dhe u shpreh shqetësimi i madh para së gjithash për zgjedhjet”.

Berisha tha se “në Bruksel u denoncua me zë të lartë shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si një gjë e pakonceptueshme, si një gjë e cila nënkupton asgjësimin e shtetit ligjor”.

“Në qoftë se vendimet e gjykatës më madhore të vendit nuk zbatohen, kjo në njëfarë mënyre përbën një grusht shteti, ku padrinoja e Shqipërisë ka marrë të gjitha pushtetet”, u shpreh Berisha.

Berisha tha më tej se “Shqipërisë iu kërkua që të mos kërcënojë opozitën, të respektojë rregullat. Unë mendoj se kjo ishte një mbështetje e jashtëzakonshme për çdo qytetar shqiptar”.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përurohet parku diellor në Karavasta, Balluku: Më i madhi në Ballkanin Perëndimor
Next Article Dy muaj në paraburgim, Veliaj: Jam ende pa akuzë, s’ka dalë askush që të kem korruptuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?