By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i qendrës së djathtë i shpalli të vdekura zgjedhjet përpara se të zhvilloheshin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i qendrës së djathtë i shpalli të vdekura zgjedhjet përpara se të zhvilloheshin
Shqipëri

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar i qendrës së djathtë i shpalli të vdekura zgjedhjet përpara se të zhvilloheshin

admin
Last updated: 23/05/2025 14:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi sërish sot si “farsë elektorale”, zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Berisha tha në një konferencë për mediet se “komuniteti ndërkombëtar i shpalli të vdekura zgjedhjet 10 ditë përpara se të zhvilloheshin”

Sipas Berishës “rezolutat ndërkombëtare të CDI, IDU, PPE kanë denoncuar publikisht dhe me germa të mëdha shtetin si një sipërmarrje e përbashkët me krimin e organizuar. Kjo është e vërteta e pamohueshme”.

“Kjo është arsyeja ndër më kryesoret se pse komuniteti ndërkombëtar i qendrës së djathtë i dënoi me dënim kapital me datën 30 prill 2025, zgjedhjet që do zhvilloheshin 10 ditë më vonë në Shqipëri”, tha Berisha.

Sipas Berishës “cilido që lexon rezolutën e Valencias, konstaton se ajo rezolutë i thotë opinionit publik ndërkombëtar dhe shqiptarëve se në Shqipëri nuk do ketë zgjedhje por farsë elektorale”.

“Kjo është e vërteta absolute. Si për asnjë zgjedhje të tjera, unë nuk di në memorien e kohërave, që një zgjedhje të dënohet 10 ditë para zhvillimit. E them këtë sepse komuniteti ndërkombëtar kurrë nuk udhëhiqet nga paragjykimi”, u shpreh Berisha.

Berisha nënvizoi se “kemi të bëjmë një vdekje të paralajmëruar të procesit zgjedhor dhe zhvillimin e paralajmëruar të një farse të plotë zgjedhore”.

Berisha shtoi se PD kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

“Normalisht vetëm zgjedhje të parakohshme. Pa diskutim. Qeveri teknike, me një axhendë të përcaktuar, problemet që zgjidhen direkt me integrimin dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe miqtë tanë në Europë dhe në botë”, përfundoi Berisha.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritje 6% e hyrjeve turistike në prill 2025, fluksi nga Europa
Next Article Spiropali: Objektiv strategjik kombëtar, anëtarësimi në BE brenda vitit 2030

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?