By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Ndryshim rrënjësor në programin e PD, rishpërndarje e të ardhurave dhe pasurive publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Ndryshim rrënjësor në programin e PD, rishpërndarje e të ardhurave dhe pasurive publike
Shqipëri

Berisha: Ndryshim rrënjësor në programin e PD, rishpërndarje e të ardhurave dhe pasurive publike

admin
Last updated: 22/11/2024 14:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, shpalli sot publikisht një ndryshim rrënjësor sipas tij në programin e Partisë Demokratike.

Sipas Berishës, ky ndryshim rrënjësor i programit të PD parashikon një ndërhyrje të fuqishme, një përmbysje të vërtetë në shpërndarjen e të ardhurave dhe pasurive publike në Shqipëri.

“Ajo që PD dhe qeveria e saj ka në dorë është të përmbysë skemën e gjertanishme të shpërndarjes së të ardhurave dhe pasurive publike në mënyrë që shqiptarët në vendin e tyre të kenë një jetë normale, pavarësisht nga aktiviteti i tyre”- u shpreh Berisha.

Berisha theksoi më tej se Shqipëri është vendi me përqindjen më të lartë në Europë, dhe ndër më të lartat në botë për një shpërndarje çnjerëzore e të ardhurave dhe nga plaçkitja masive e tyre dhe burimeve natyrore.

“Kemi shpallur minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar. Kemi shpallur dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë, rritjen e pensioneve mbi bazën e 200 eurove të minimumit jetik. Kemi shpallur heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë”- u shpreh Berisha.

Por, analiza e të gjitha këtyre masave dhe ballafaqimi i tyre me realitetin, shtoi Berisha, tregon se janë të domosdoshme një seri masash të tjera.

“Por synimi është një rishpërndarje tërësisht tjetër e të ardhurave dhe pasurive natyrore. Në qoftë se sot 80 përqind e të ardhurave shkojnë për t’u vjedhur në investime kapitale, kjo shifër do të harrohet. Përparësi absolute do ketë investimi tek njeriu dhe kapitali njerëzor, tek rroga, pensionet, minimumi jetik dhe një përpjekje e madhe për të shuar sirenat e mjerimit”- u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha, u ndal edhe tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ku tha se me vendimin e saj gjykata u bë u bë pjesë e grushtit të shtetit, e grabitjes së pushtetit të parlamentit nga mercenarë, gjykatës me 4 mbiemra, me Enchro Chat, Sky Ecc.

“Ajo gjykatë për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtetit të parlamentit për llogari të kryeministrit nga mercenarë, gjyqtarë dhe prokurorë, shkoi gjer në shkallën absurde të shpallë lirinë e lëvizjes si, jo një liri individuale. Dhe sipas saj, liria e lëvizjes nuk është, nuk përfshihet në liritë personale, apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës”- tha Berisha.

Berisha po ashtu paralajmëroi një protestë tjetër kombëtare më datën 26 nëntor

“Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët me datë 26, marshim në Tiranë. Mosbindja civile është rruga e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”- tha Berisha.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nesër borë, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit
Next Article “Rrjedhja e Vjosës 2024”, Vengu: Forca Ajrore, e aftë për përballimin e emergjencave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?