By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani, peng i parave të krimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani, peng i parave të krimit
Shqipëri

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani, peng i parave të krimit

admin
Last updated: 06/10/2025 11:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u paraqit në dyert e SPAK rreth orës 10:00, ndërsa jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme gjatë një prononcimi për mediet akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin si “peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon”.

Berisha gjithashtu akuzoi edhe gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjokën, e cila është gjyqtarja e dosjes për të cilën akuzohet.

Berisha tha se ka sjellë dokumente që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra, por që Dumani “për ta mbrojtur, i ka hapur dosje penale pa emër”. Kreu i PD-së tha se disponon certifikatën e 24 nëntorit 2002  me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash.

“Kjo është gjykatësja që gjykon dosjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit”, tha Berisha.

Berisha publikoi sot edhe një tjetër dokument që vërteton, sipas tij, se Irena Gjoka “ka fshehur ekspulsionin nga Greqia në dokumentin e vetingut”.

Berisha u ndal dhe tek veprimtaria e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke deklaruar se 80% e prokurorive të vendit nuk kanë drejtues të emëruar.

“Ose tregon falimentimin total të sistemit se është jashtë çdo lloj ligji, pasi kanë pesë vite që kanë emëruar gjithsej 3 kryeprokurorë rrethesh, ose i rrjepin me nga 500 mijë euro ata që do emërojnë. Nuk e di cila është”, deklaroi Berisha.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në të cilën ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohet për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. 

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti hesht kur pyetet pse nuk u prit nga Departamenti Amerikan i Shtetit
Next Article Mjeku ligjor: Ademaj kishte hematomë në krah – dëmtimi u shkaktua para ose gjatë vrasjes me mjet të fortë, jo të mprehtë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?