By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
MaqedoniTOP LAJM

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

admin
Last updated: 14/06/2026 18:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 qershor, Zhurnal.mk – Kur mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Azir Aliu premtoi qasje moderne, efikasitet dhe zgjidhje konkrete për problemet e trashëguara. Një nga projektet që u prezantua me shumë pompozitet ishte zgjidhja e kaosit me parkingun në Qendrën Klinike në Shkup.

Në atë kohë, qytetarëve dhe punonjësve u tha se brenda gjashtë muajve do të fillonin punimet. U krijua përshtypja se bëhej fjalë për një projekt të gatshëm, me afate të qarta dhe me vullnet politik për t’u realizuar. Mirëpo, sot, pas muajsh të tërë pritjeje, nuk shihet asnjë makineri, asnjë kantier dhe asnjë hap konkret në terren.

Në vend të punimeve, opinioni dëgjon sërish të njëjtat arsyetime: dokumentacione, procedura, analiza, tenderime dhe përgatitje administrative. Fjalë që janë dëgjuar për vite me radhë nga qeveri e ministra të ndryshëm, ndërsa problemi vazhdon të mbetet i njëjtë.

I pyetur nga TV Shenja sot (14 qershor, 2026) për kaosin që krijohet në Qendrën Klinike, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu thotë se nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka ofruar zgjidhje alternative deri në zgjidhjen e problemit në tërësi.

“Parkingun e Qendrës Klinike në 15 vitet e ardhshme do të menaxhojë Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit” dhe të njëjtit së shpejti pritet të fillojnë ndërtimin e parkingjeve në kate. Ai sqaroi se javën e ardhshme më së voni pritet të hapet procedura e tenderimit.”, tha ministri Aziri.

Mirëpo çdo ditë pacientët, familjarët e tyre dhe stafi mjekësor përballen me të njëjtin kaos. Qarkullimi i automjeteve është i ngarkuar, vendparkimet janë të pamjaftueshme dhe shumë qytetarë humbin kohë të çmuar duke kërkuar një vend ku të lënë automjetin. Për dikë që shkon në Klinikë për kontroll rutinë kjo është bezdi, por për dikë që përballet me urgjencë shëndetësore, kjo mund të jetë çështje minutash të rëndësishme.

Bexhet Musliu, themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, pyet Ministrin Azir Aliu / “Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?”.

“Azir Aliu, qytetarët nuk kërkojnë konferenca për shtyp dhe deklarata optimiste. Ata kërkojnë rezultate. Nuk kanë nevojë të dëgjojnë se ku ka ngecur tenderi, por të shohin se punimet kanë filluar. Nuk kanë nevojë për afate të reja, por për realizimin e atyre që janë premtuar më parë.”, tha Musliu.

Sipas tij, Parkingu i Qendrës Klinike po shndërrohet në një simbol të hendekut mes fjalëve dhe veprave. Sa më shumë kalon koha, aq më pak bindëse tingëllojnë arsyetimet dhe aq më shumë rritet përshtypja se projekti po zvarritet pa një plan të qartë.

Kujtojmë se më 29 dhjetor të vitit 2025 ministri i Shëndetësisë Azir Aliu duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me parkingun në Qendrën Klinike, ka deklaruar se diku deri në maj do të kemi parking krejtësisht të ri me infrastrukturë “smart” dhe garazh në kate, tani jemi në muajin Qershor, ende nuk shihet të kenë filluar punimet.

Rikujtojmë hallet e qytetarëve , të pyetur nga TV SHENJA , më 02 Shkurt, 2026

You Might Also Like

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Mickoski: Javën e ardhshme nisin bisedimet për riformatimin e kabinetit qeveritar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri
Vritet me thikë 27 vjeçari në Prizren, lëndohet babai i tij
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?