By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
MaqedoniTOP LAJM

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

admin
Last updated: 16/06/2026 22:41
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkruan: Bexhet Musliu, themelues i Agjencisë Zhurnal.mk

Shkup, 16 qershor – Deklarata e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në SHENJA” se nuk pret të preket nga rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë dhe se performanca do të jetë kriteri kryesor për vlerësimin e ministrave, ngre një pyetje të thjeshtë dhe legjitime: mbi çfarë performance e bazon ai këtë bindje?

Pas disa vite në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, opinioni publik ende pret përgjigje për shumë probleme që vazhdojnë ta rëndojnë sistemin shëndetësor.

Qytetarët përballen me pritje të gjata për shërbime, mungesë të kuadrove në disa institucione, sfida në menaxhimin e kapaciteteve spitalore dhe mungesë të reformave të dukshme që do të sillnin përmirësime konkrete në jetën e pacientëve.

Prandaj, kur ministri deklaron se nuk pret të largohet nga posti, lind pyetja: cili është argumenti i tij më i fortë për të vazhduar ta drejtojë një nga sektorët më të ndjeshëm në shtet?

Një pyetje tjetër që meriton përgjigje është se nga kush e merr këtë siguri politike. A pret mbështetje nga partneri më i madh qeverisës, VMRO-DPMNE, apo nga VLEN-i, si përfaqësues i bllokut shqiptar në qeveri? Në fund të fundit, rikonstruimi nuk është vetëm çështje numrash politikë, por edhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Shëndetësia nuk është sektor ku mjafton retorika politike apo komunikimi publik. Është fushë ku rezultatet maten me cilësinë e shërbimeve, me funksionalitetin e institucioneve dhe me besimin që qytetarët kanë ndaj sistemit. Pikërisht për këtë arsye, çdo ministër duhet të jetë i gatshëm të japë llogari për punën e tij.

Azir Aliu ka një profil që lidhet më shumë me teknologjinë, inovacionin dhe transformimin digjital. Pikërisht në këto fusha ai ka dëshmuar kapacitete dhe përvojë. Për këtë arsye, do të ishte më logjike që kontributi i tij të jepet në sektorë ku ekspertiza e tij është më e afërt me sfidat që duhet të menaxhohen.

Madje, rikthimi në një resor si Shoqëria Informatike dhe Administrata do të ishte një terren shumë më natyral për të. Në kohën e inteligjencës artificiale, transformimit digjital dhe modernizimit të administratës publike, ai mund të kishte më shumë mundësi për të lënë gjurmë pozitive dhe për të realizuar projekte me ndikim të drejtpërdrejtë.

Politika nuk është vetëm çështje qëndrimi në funksion. Ndonjëherë maturia më e madhe politike është të kuptosh se ku mund të japësh kontributin më të madh. Nëse kriteri i vlerësimit do të jetë vërtet performanca, atëherë ministri Azir Aliu duhet të reflektojë seriozisht nëse vendi i tij është ende në krye të Shëndetësisë.

Qytetarët kanë nevojë për rezultate, jo për bindje personale se gjithçka po shkon mirë. Dhe pikërisht rezultatet do të jenë testi më i rëndësishëm për secilin anëtar të Qeverisë në rikonstruimin që po afrohet.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Next Article Parashikimi i motit për sot

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?