By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blihen 6 “Shkoda” në vlerë rreth 160 mijë euro, për Agjencinë për Siguri Kombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Blihen 6 “Shkoda” në vlerë rreth 160 mijë euro, për Agjencinë për Siguri Kombëtare
Maqedoni

Blihen 6 “Shkoda” në vlerë rreth 160 mijë euro, për Agjencinë për Siguri Kombëtare

admin
Last updated: 31/07/2026 11:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) ka blerë gjashtë automjete të markës Shkoda për 159 mijë euro me TVSH, ndërsa në çmim përfshihet edhe servisi i rregullt. Të dhënat nga Byroja e Prokurimeve Publike tregojnë se në thirrjen publike është paraqitur vetëm një ofertues, “Josifov DOOEL Import-Eksport Manastir”.

Katër nga automjetet e blera për nevojat e ASK-së janë të modelit “Shkoda Octavia” 1.5 TSI MT6 me transmision manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa dy automjete janë me transmision automatik, të modelit “Shkoda Octavia” 1.5 TSI DSG.

Dy automjete me leasing operativ nga e njëjta kompani këtë vit i ka blerë edhe Shoqëria Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhim me Hapësirë Banimi dhe Biznesi. Më herët, “Josifov DOOEL Import-Eksport Manastir” ka fituar tenderët për furnizimin me automjete në Agjencinë e Aviacionit Civil dhe në MPB, kur policia bleu automjete me mjete nga një donacion çek.

Siç njofton Slloboden Peçat, kompania ka fituar tenderë për furnizimin me automjete edhe në shumë institucione të tjera shtetërore, Ministrinë e Administratës Publike, Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planor Jugperëndimor etj.

Agjencia për Siguri Kombëtare ishte pajisur me automjete të reja edhe në maj të vitit 2024, kur u blenë automjete “Renault Megane” dhe “Opel Corsa”. U ble edhe një furgon pasagjerësh “Peugeot”.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata: Janë plotësuar kushtet ligjore për gjykimin në mungesë të 21 të akuzuarve për Reçakun
Next Article Mucunski: Nuk kemi plan B për BE-në, por nuk pranojmë zgjidhje me çdo kusht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?