By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Boçi: Propozimet e PD-së për reformën territoriale synojnë decentralizim dhe afrimin e shërbimeve pranë qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Boçi: Propozimet e PD-së për reformën territoriale synojnë decentralizim dhe afrimin e shërbimeve pranë qytetarëve
Shqipëri

Boçi: Propozimet e PD-së për reformën territoriale synojnë decentralizim dhe afrimin e shërbimeve pranë qytetarëve

admin
Last updated: 31/07/2026 13:34
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale-Administrative, Luçiano Boçi shpjegoi sot arsyet pse Partia Demokratike mori pjesë në komisionin për reformën territoriale, duke theksuar se opozita synonte hartimin e një reforme që, sipas tij, do ta afronte pushtetin vendor me qytetarët dhe do të përmirësonte standardin e shërbimeve.

Sipas tij, pjesëmarrja e opozitës në komision lidhej edhe me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për uljen e tensioneve politike, si dhe me bindjen se një reformë e tillë duhet të miratohet me konsensus të gjerë politik.

Boçi tha se gjatë punës së komisionit u evidentuan shqetësime të qytetarëve për pasojat e reformës aktuale, teksa shtoi se zonat rurale kanë përjetuar nivelin më të lartë të shpopullimit.

Sipas Boçit, harta e propozuar nga mazhoranca është “një përsëritje e reformës së vitit 2014”, e cila, sipas tij, rrezikon të prodhojë të njëjtat pasoja.

Boçi tha se koncepti i opozitës për reformën territoriale synon rritjen e funksionalitetit të pushtetit vendor, përmirësimin e përfaqësimit të qytetarëve, forcimin e autonomisë vendore dhe garantimin e një zhvillimi më të balancuar të territorit.

Sipas Boçit, një reformë territoriale duhet të mbështetet mbi parimet e demokracisë vendore, autonomisë, subsidiaritetit dhe zhvillimit, duke u shoqëruar me kompetenca, burime financiare dhe administratë funksionale, në mënyrë që pushteti vendor t’u shërbejë më mirë qytetarëve.

“Në konceptin tonë një reformë territoriale ka për qëllim të rrisë funksionalitetin e pushtetit vendor për t’i shërbyer më mirë qytetarit, për ta përfaqësuar dhe që ai të kërkojë llogari dhe që siguron një zhvillim të njëtrajtshëm të territorit të bashkisë, por është dhe një zhvillim të njëtrajtshëm pothuajse të gjithë vendit. Dhe sigurisht ka parimet e veta: demokracia vendore është parim, autonomia është parim, subsidiariteti është parim, zhvillimi vetë është parim dhe mbi bazën e këtyre parimeve dhe qëllimeve ndërtohen dhe mjetet. Mjetet janë funksionet, janë kompetencat, janë financat, është administrata”, tha ai.

Boçi prezantoi edhe elementët kryesorë të projektit të opozitës për reformën territoriale, duke theksuar se qëllimi i saj nuk është thjesht ndryshimi i numrit të bashkive, por forcimi i pushtetit vendor dhe afrimi i shërbimeve me qytetarët.

Boçi u shpreh se reforma e propozuar nga PD-ja synon uljen e distancës mes qytetarit dhe pushtetit vendor, rritjen e përfaqësimit, rivendosjen e llogaridhënies dhe garantimin e një zhvillimi të balancuar ekonomik në të gjitha bashkitë.

Sipas tij, ndryshe nga qasja e Partisë Socialiste, projekti i opozitës nis nga decentralizimi i kompetencave dhe burimeve financiare, ndërsa harta territoriale është produkti përfundimtar i këtij procesi.

“Qëllimi kryesor i reformës sot nuk ka qenë numri i bashkive. Qëllimi kryesor, siç dhe unë e parashtrova, ka qenë ulja e largësisë së qytetarit nga pushteti vendor, rritja e përfaqësimit të tij, rivendosja e llogaridhënies dhe garantimi i zhvillimit të njëtrajtshëm ekonomik për të gjitha bashkitë. Ndryshe nga mënyra se si e solli projektin Partia Socialiste, ne nisemi nga qytetari, nisemi nga decentralizimi i kompetencave dhe ai financiar, për të arritur më pas tek harta që është produkti ynë i fundit. Partia Socialiste u nis nga harta për ta mbushur pastaj me të njëjtin fjalor, me të njëjtat parashtrime, të cilat i ka përdorur edhe në 2014-ën dhe që dhanë këtë rezultat katastrofik që ne e prekim sot. Nuk jemi mjaftuar vetëm me këtë. Edhe në nivelet financiare dhe ligjore kemi përcaktuar ndërhyrje të domosdoshme, të cilat e bëjnë të zbatueshëm dhe rezultativ projektin që ne propozojmë”, tha Boçi.

Ai deklaroi se reforma e propozuar nga Partia Demokratike parashikon rikthimin e kompetencave, funksioneve, përgjegjësive dhe burimeve financiare te njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim realizimin e një decentralizimi real. Ai theksoi se projekti synon ndërtimin e një sistemi të qeverisjes vendore që, sipas tij, respekton Kushtetutën, Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe parimin e subsidiaritetit, duke garantuar shërbime publike më pranë qytetarëve, forcimin e demokracisë lokale dhe zhvillim të qëndrueshëm të territorit.

“Në projektin tonë ne synojmë rikthim të kompetencave, të funksioneve, të përgjegjësive të qeverisjes vendore, me theks prioritar tek decentralizimi, që është kryesori. Projekti i ri i Partisë Demokratike, veç hartës së re, synon një reformë të thellë institucionale ku decentralizimi real realizohet përmes rikthimit të kompetencave, funksioneve, përgjegjësive dhe burimeve financiare tek njësitë e vetëqeverisjes vendore. Në këtë mënyrë kërkohet ndërtimi i një sistemi të qeverisjes vendore që respekton Kushtetutën, Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore dhe parimin e subsidiaritetit, duke garantuar shërbime publike më pranë qytetarëve, demokraci lokale më të fortë dhe zhvillim të qëndrueshëm të territorit”, tha ai.

Sipas Boçit, ndër fushat ku parashikohet rikthimi i kompetencave janë planifikimi dhe zhvillimi i territorit, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, menaxhimi i mbetjeve, si edhe rajonalizimi, për të cilin ai tha se është një element i domosdoshëm në kuadër të reformës së pushtetit vendor.

You Might Also Like

Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Depozitohet në Kuvend raporti i PS për Reformën Territoriale: Numri i bashkive ulet nga 61 në 46

Koçeku replikon me Braçen për hipotekën e pronës dhe agroturizmit: Zero dokumente në tre breza, ka munguar vullneti i shtetit

Bardhi: Vendimi i PS-së konfirmon mungesën e vullnetit për reformë territoriale gjithëpërfshirëse

SPAK: Ballukut iu komunikuan akte të tjera procedurale

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lirohet nga qelia ish-ministri Ilir Beqaj, GJKKO i cakton “arrest shtëpie”
Next Article Filipçe: Mickoski iku nga pyetjet deputetësh sepse nuk ka përgjigje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?