By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bordi i Transparencës, ulet çmimi i naftës dhe benzinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bordi i Transparencës, ulet çmimi i naftës dhe benzinës
Shqipëri

Bordi i Transparencës, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

admin
Last updated: 07/10/2026 10:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka vendosur sot çmimet e reja të tregtimit të karburanteve, duke përcaktuar çmimin maksimal me pakicë të gazoilit në 210 lekë/litër dhe të benzinës në 190 lekë/litër, duke i ulur respektivisht me nga tre lekë.

Në mbledhjen e dytë, të zhvilluar në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me shumicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për benzinën e standardit SSH EN u përcaktua në 178 lekë/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, 7 tetor, në orën 11:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet në treg dhe do të përcaktohen çmimet e reja të shitjes.

Bordi tërhoqi vëmendjen e operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit. Në rast të konstatimit të shkeljeve, parashikohet edhe pezullimi i aktivitetit të operatorëve.

Vendimi është marrë në zbatim të kuadrit ligjor për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, si dhe të Aktit Normativ për një shtesë në ligjin për akcizat.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në orën 15:00 mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula
Next Article Rama: Buxheti 2027 prek rekordin e 10 miliardë eurove, rishpërndajmë më shumë nga rritja e ekonomisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?