By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bullizimi “online” për të miturit, vepër penale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bullizimi “online” për të miturit, vepër penale
Shqipëri

Bullizimi “online” për të miturit, vepër penale

admin
Last updated: 11/02/2024 18:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bullizimi tek të miturit po përhapet gjerësisht edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, për shkak se edhe përdorimi i këtyre rrjeteve po bëhet më masiv te grupmoshat e reja. Policia e Tiranës thotë se më së shumti po përdoren llogari false për të bullizuar moshatarët e tyre, duke u kthyer në vepër penale për uniformat blu.

Sipas Kodit Penal përdorimi i llogarive false, tashmë përbën vepër penale që dënohen nga 6 muaj deri në 6 vite burg, pasi klasifikohen si falsifikim kompjuterik apo përndjekje dhe në këtë rast dënimi është nga 6 muaj deri në 4 vite. Në rastin e personave të mitur, policia thotë se është bëre këshillim në prani edhe të prindërve.

Klodian Bilushi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimit Kibernetik: Për vitin 2023 janë shumë pak situatat e kallëzimeve të paraqitura në sektorin tonë. Janë diku 6-7 dhe kryesisht janë fëmijë të moshave 12-15 vjeç. Zakonisht vijnë për problematikën duke hapur faqe false në rrjetet sociale, por në fund dalin që janë shokë apo shoqe klase, apo klasa paralele. Janë vetëm problematika të bullizimit në thonjëza në rrjetet sociale dhe në momentin që paraqiten tek ne në prani të prindërve, psikologut, i tregojnë. E quajnë argëtim ta bëjnë diçka të tillë në rrjete sociale.

Por kujdes duhet treguar me fotot e të miturve në rrjetet sociale. Policia thotë se tashmë po gjurmohen edhe ngacmimet online apo pornografia me të mitur, ku çdo foto e hedhur në rrjetet sociale sinjalizohet në polici.

Klodian Bilushi: Janë disa sisteme monitorimi ku në rast që fokusohet diçka e tillë ne njoftohemi direkt përmes sistemit. Kemi raste të tilla dhe janë çështje në hetim.

Zhvillimi i teknologjisë paraqet një sfidë për gjithë shoqërinë, kryesisht për fëmijët. Sipas ekspertëve këta të fundit janë përballë rreziqeve të shumta të cilat mund të jenë, ngacmim virtual, ekspozimi ndaj përmbajtjeve pornografike, keqpërdorimi i të dhënave.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Muriqi vendimtar, sulmuesi firmos fitoren e Majorkës
Next Article Meris: Një grup pune në BE javën e ardhshme do të debatojë se si do të zbatohet dispozita e Marrëveshjes së Prespës për dokumentet e udhëtimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?