By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çairi feston Nëntorin: Gjashtë ditë aktivitete kulturore dhe artistike në shënim të Ditës së Alfabetit, Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të bustit të Skënderbeut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çairi feston Nëntorin: Gjashtë ditë aktivitete kulturore dhe artistike në shënim të Ditës së Alfabetit, Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të bustit të Skënderbeut
Maqedoni

Çairi feston Nëntorin: Gjashtë ditë aktivitete kulturore dhe artistike në shënim të Ditës së Alfabetit, Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të bustit të Skënderbeut

admin
Last updated: 28/11/2026 13:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Komuna e Çairit, nga 23 deri më 28 nëntor 2026, organizon manifestimin tradicional “Çairi feston Nëntorin – 20 Vjet Krenari”, me një program gjashtëditor që përfshin aktivitete arsimore, kulturore dhe artistike. Festimet e këtij viti i kushtohen Ditës së Alfabetit, Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në sheshin që mban emrin e tij në Shkup.

Programi festiv do të nisë më 23 nëntor, në orën 18:00, me programin artistik të shkollave fillore të Çairit në Teatrin Shqiptar, ndërsa më 24 nëntor, në orën 12:00, do të shënohet 20-vjetori i Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit”. Më 25 nëntor, në orën 19:00, do të mbahet mbrëmja me këngë qytetare me Miranda Hashanin dhe Selami Kolonjën, ndërsa më 26 nëntor, në të njëjtën orë, do të organizohet koncerti i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve. Më 27 nëntor, në orën 20:00, në Filharmoninë e RMV-së do të mbahet koncerti i Rona Nishliut me New Orchestra.

Manifestimi qendror do të mbahet më 28 Nëntor, në orën 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, nën moton “20 Vjet Krenari”, në shënim të Ditës së Flamurit dhe dy dekadave nga vendosja e bustit të heroit kombëtar. Programi do të përfshijë interpretim poetik nga Çun Lajçi, këngë kushtuar Skënderbeut, valle tradicionale shqiptare, performancë me çifteli, video të veçantë për 20-vjetorin dhe aktivitete festive me të rinjtë. Manifestimi do të shoqërohet edhe me koncertin festiv të këngëtares Edona Llalloshi.

Përmes këtij programi, Komuna e Çairit synon të shënojë datat e rëndësishme të historisë dhe kulturës shqiptare, duke përfshirë institucionet arsimore, artistët dhe qytetarët në një kalendar të përbashkët aktivitetesh. Të gjithë qytetarët ftohen të marrin pjesë në manifestimet festive që do të zhvillohen gjatë gjashtë ditëve të Nëntorit.

Bashkëngjitur këtij emaili ju përcjellim edhe programin e plotë të aktiviteteve festive, si dhe programin e manifestimit qendror të 28 Nëntorit.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Babai i foshnjes së porsalindur të dëmtuar në KGJA, katër ditë pas ngjarjes ka raportuar rastin në polici
Next Article Ministri Ferati: Alfabeti shqip, simbol i bashkimit dhe përgjegjësisë për brezat e ardhshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?