By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministri Ferati: Alfabeti shqip, simbol i bashkimit dhe përgjegjësisë për brezat e ardhshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministri Ferati: Alfabeti shqip, simbol i bashkimit dhe përgjegjësisë për brezat e ardhshëm
Maqedoni

Ministri Ferati: Alfabeti shqip, simbol i bashkimit dhe përgjegjësisë për brezat e ardhshëm

admin
Last updated: 28/11/2026 13:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, sot, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe festave të nëntorit, hapi aktivitetin e organizuar në Qendrën Informative Kulturore (QIK) ku u shpërndanë pllakata për mësimdhënësit.

Në fjalimin e tij, Ferati theksoi se shënimi i Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk përfaqëson vetëm kujtimin e një ngjarjeje historike dhe të vendimit për njësimin e shkronjave shqipe, por edhe një përpjekje të jashtëzakonshme për bashkimin e një populli përmes gjuhës, dijes dhe kulturës.

Ai rikujtoi se në Manastir, njerëz me bindje, prejardhje dhe pikëpamje të ndryshme arritën të kuptojnë se, përtej dallimeve, ekzistonte një përgjegjësi shumë më e madhe: e ardhmja e gjuhës shqipe dhe e brezave që do ta trashëgonin atë.

„Dhe pikërisht këtu qëndron madhështia e asaj ngjarjeje. Ata nuk menduan vetëm për kohën në të cilën jetonin, por për brezat që do të vinin pas tyre“, theksoi Ferati.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministri shprehu mirënjohje të veçantë edhe për veteranët e arsimit shqip, duke vlerësuar kontributin e tyre shumëvjeçar në edukimin dhe shkollimin e gjeneratave të tëra.

„Sot jemi mirënjohës edhe për veprimtarinë tuaj si veteranë të arsimit shqip, për atë që shkolluat gjenerata e gjenerata dhe na mundësuat sot të flasim për shtet, për institucione, për Bashkimin Evropian, për integrim etj.“, u shpreh Ferati.

Në përfundim të fjalimit, ministri Agon Ferati përcolli urimet për festat e nëntorit dhe Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

„Urime Festat e Nëntorit, urime Ditën e Alfabetit Shqip!“, përfundoi ai.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çairi feston Nëntorin: Gjashtë ditë aktivitete kulturore dhe artistike në shënim të Ditës së Alfabetit, Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të bustit të Skënderbeut
Next Article Izet Mexhiti nderon mësimdhënësit shqiptarë: Falënderim për ata që brez pas brezi mbajtën gjallë arsimin në gjuhën shqipe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?