By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çairi formon Këshillin Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çairi formon Këshillin Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve
Maqedoni

Çairi formon Këshillin Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve

admin
Last updated: 01/10/2026 14:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 01 tetor, argument.mk/ – Në Komunën e Çairit është formuar Këshilli Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve, ndërsa njëkohësisht u mbajt edhe mbledhja e parë e këtij trupi, me çka nis një qasje e koordinuar ndërinstitucionale në drejtim të parandalimit të delikuencës dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Këshilli përbëhet nga 11 anëtarë, përfaqësues të Komunës së Çairit, Këshillit të Komunës, Prokurorisë Publike, policisë, Qendrës për Punë Sociale, Ministrisë së Politikës Sociale, këshillave të prindërve të shkollave fillore dhe të mesme, Odës së Avokatëve, shoqatave dhe fondacioneve që veprojnë në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve, si dhe gjykatës për fëmijë.

Në mbledhjen e parë u diskutua për rolin dhe mënyrën e funksionimit të Këshillit, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për hapat konkretë që do të ndërmerren në drejtim të parandalimit, identifikimit dhe trajtimit në kohë të dukurive që mund të rrezikojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Formimi i këtij Këshilli është pjesë e aktiviteteve që Komuna e Çairit ka iniciuar në kuadër të temës “Dhuna mes bashkëmoshatarëve”. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me fokus të veçantë në parandalimin, ndërgjegjësimin, bashkëpunimin mes institucioneve dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova me studentët e Kolegjit të Evropës për integrimin evropian dhe të ardhmen e rajonit
Next Article Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?