By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median
Shqipëri

Kedhi: Raporti i DASH konstaton probleme me korrupsionin, drejtësinë, prokurimet dhe median

admin
Last updated: 01/10/2026 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 tetor, argument.mk/ –  Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, reagoi sot pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri për vitin 2026, duke e cilësuar dokumentin si një “aktakuzë të qartë” ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit.

Në një deklaratë për mediat, Kedhi u ndal te problematikat që, sipas tij, evidentohen në raport, duke përmendur korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, informalitetin, konkurrencën e deformuar dhe emigrimin.

Sipas tij, raporti konstaton probleme me korrupsionin në administratë, sistemin e drejtësisë, prokurime dhe media. Kedhi tha se paratë e lidhura me trafikun e drogës dhe evazionin fiskal ndikojnë në konkurrencën në treg, ndërsa investitorët raportojnë rrezik nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

Një tjetër çështje e ngritur nga nënkryetari i PD ishte ligji për investimet strategjike.

“Raporti e thotë hapur edhe atë që shqiptarët e dinë prej kohësh: ligji për investimet strategjike perceptohet si skemë që ka favorizuar kompani vendase të lidhura me mazhorancën. PPP-të ulin konkurrencën dhe vuajnë nga analiza e dobët teknike. Ndërmarrjet shtetërore shtohen, bordet e tyre emërohen pa konkurrim dhe rreziku i ndërhyrjes politike është i lartë”, tha ai.

Në deklaratën e tij, ai përmendi gjithashtu problematikat që lidhen me zbatimin e kontratave, vonesat në gjykata dhe çështjet e pronësisë.

“Prona mbetet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj korrupsionit. Ka tituj të mbivendosur, manipulim të gjykatave dhe kompensim nën vlerën e tregut për shpronësimet”, tha ai.

Kedhi e cilësoi shpopullimin si një nga pasojat më të rënda të situatës ekonomike dhe sociale.

“Pasoja më e rëndë është shpopullimi. Rreth 40% e fuqisë punëtore punon jashtë vendit. Shkaqet janë varfëria, pagat e ulëta, korrupsioni dhe klientelizmi. Këto nuk i thotë vetëm opozita. I thotë prej shumë vitesh tashmë dhe aleati ynë strategjik. Më e rëndësishmja, këto i ndjejnë dhe i shohin qytetarët përditë”, tha ai.

Kedhi tha se opozita synon forcimin e shtetit ligjor, rritjen e transparencës në prokurime dhe garantimin e sigurisë së pronës.

You Might Also Like

Rama në Bruksel: “Revolucioni i Flamingove”, shenjë e një Shqipërie të re që kërkon më shumë

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj Belinda Ballukut dhe 27 të pandehurve të tjerë

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE, shumë herë më kërkues se ç’ka qenë për vendet e anëtarësuara më parë

Rindërtimi në Tiranë, Demo: 1.8 miliardë lekë për përshpejtimin e procesit

Rama reagon për këngën nacionaliste kundër Kosovës: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çairi formon Këshillin Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve
Next Article Odegaard në skuadrën e Norvegjisë për Uellsin, pavarësisht shqetësimit në kyç
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?