By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Censi, Basha: I zvarritur, i deformuar dhe jo transparent
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Censi, Basha: I zvarritur, i deformuar dhe jo transparent
Shqipëri

Censi, Basha: I zvarritur, i deformuar dhe jo transparent

admin
Last updated: 28/06/2024 16:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

I zvarritur, i deformuar dhe jo transparent! Me këto 3 fjalë e ka përshkruar, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha censin e popullsisë. Ai thotë se Shqipëria është shpopulluar dhe fajtor kryesor për këtë bën kryeministrin Edi Rama.

“Eksporti më i madh i Edi Ramës janë shqiptarët. Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti.

Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, as thagmat korruptive që po i bëjnë gjëmën vendit, si skandali dramatik i Onkologjikut, apo i dhjetëra zezonave të tjera që e kanë bërë vendin të pajetueshëm.

Shqipëria nuk meriton shpërbërjen e saj, shpërbërjen e familjes, largimin e rinisë, plakjen e popullsisë. Që kjo hemoragji të ndalë, kërkohet një ndryshim i menjëhershëm dhe rrënjësor”, shkruan Basha.

Teksa listoi problematike, Basha tha se zgjidhja do të vijë nëpërmjet planit të tij për “t’u dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë”.

“Shqipëria meriton më shumë, prandaj ne kemi prezantuar përpara shqiptarëve një plan konkret dhe reformues, që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen, për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë”, shkruan Basha.

Në Shqipëri janë 2 402 113 banorë! Të dhënat janë publikuar zyrtarisht nga drejtoresha e INSTA, Elsa Dhuli. Në një dalje për mediat, ajo bëri me dije se nga këto 2 402 113 banorë, janë 755 950 familje me madhësi mesatare, me 3.2 anëtarë për familje të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Olsi Rama në SPAK, kryeministri reagon ndaj Bardhit: T’i gjejë vendin gishtit të akuzës
Next Article Ministri Murtezani: Qeveria mer vendim për të rritur pensionet për 5000 denarë, punojmë për qytetarët!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?