By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë është Fondi Europian i Paqes përmes të cilit vendi përfitoi dhjetëra miliona euro ndihmë për Armatën?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çfarë është Fondi Europian i Paqes përmes të cilit vendi përfitoi dhjetëra miliona euro ndihmë për Armatën?
Maqedoni

Çfarë është Fondi Europian i Paqes përmes të cilit vendi përfitoi dhjetëra miliona euro ndihmë për Armatën?

admin
Last updated: 26/04/2025 10:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 26 rill – Këshilli i BE-së, më 25 prill miratoi një masë ndihme me vlerë 15 milionë euro në kuadër të Fondit Evropian për Paqen (EPF). Qëllimi është forcimi i kapaciteteve dhe aftësive mbrojtëse të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe gatishmëria e saj operacionale. Vendimi plotëson mbështetjen e ofruar deri më tani në kuadër të paketave të mbështetjes dypalëshe të vitit 2023 dhe 2024, duke e çuar mbështetjen dypalëshe të EPF-së për Maqedoninë e Veriut në 38 milionë euro deri më sot. Masa e re e ndihmës do të rrisë gjithashtu potencialin e Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP) të BE-së dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.

Por çfarë është Fondi Evropian i Paqes në kuadër të të cilit, vendi përfiton tashmë disa herë ndihmë?

Fondi u krijua në mars të vitit 2021 për financimin e veprimeve në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë për të parandaluar konfliktet, për të ruajtur paqen dhe për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar. Në veçanti, Fondi Evropian i Paqes i lejon BE-së të financojë veprime të hartuara për të forcuar kapacitetet e shteteve të treta dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare që lidhen me çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes.

Për çfarë shërben Fondi Evropian i Paqes?
Fondi Evropian i Paqes është një instrument që synon të rrisë aftësinë e BE-së për të:

Në një epokë kërcënimesh komplekse të sigurisë, Fondi Evropian i Paqes zgjeron aftësinë e BE-së për të ofruar siguri për qytetarët dhe partnerët e saj. Ai rrit ndikimin, efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e veprimit të përgjithshëm të jashtëm të BE-së në paqe dhe siguri.

EPF-ja zëvendësoi dhe zgjeroi instrumentet e mëparshme financiare në këtë fushë, përkatësisht Mekanizmin Athina dhe Fondin Afrikan të Paqes.

Si funksionon Fondi Evropian i Paqes?
Fondi Evropian i Paqes vepron përmes misioneve dhe operacioneve, si dhe përmes masave të ndihmës që përfitojnë vendet partnere dhe organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Këto masa mund të përfshijnë furnizimin me:

FPM-ja vepron në përputhje me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar.

Sa është buxheti i Fondit Evropian të Paqes?

Fondi Evropian i Paqes është një fond me vlerë mbi 17 miliardë euro i financuar jashtë buxhetit të BE-së për një periudhë shtatëvjeçare (2021-2027), me një mekanizëm të vetëm për të financuar të gjitha veprimet në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) në fushat ushtarake dhe të mbrojtjes.

Kur u krijua në mars 2021, EPF kishte një kufi financiar fillestar prej 5.69 miliardë eurosh në çmimet aktuale.

Këshilli e rriti kufirin financiar në mars 2023 (me 2.29 miliardë euro), në qershor 2023 (me 4.06 miliardë euro) dhe në mars 2024 (me 5 miliardë euro). Shtesa e marsit 2024 është një Fond i dedikuar për Ndihmën e Ukrainës brenda Fondit Evropian të Paqes.

Kontributet nga shtetet anëtare përcaktohen bazuar në një çelës shpërndarjeje të të ardhurave kombëtare bruto (GNI).

Sa herë ka përfituar RMV përmes këtij Fondi?

Siç u njoftua nga Këshilli i BE-së, me vendimin e datës 25 prill dhe paketat dypalëshe të mbështetjes në vitet 2023 dhe 2024, ndihma totale e BE-së për vendin në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes (EPF) ka arritur në rreth 38 milionë euro.

Në vitin 2023, mbështetja prej 9 milionë euro u dedikua për blerjen e pajisjeve logjistike, pajisjeve mjekësore, sistemeve të komunikimit-informacionit, objekteve të inteligjencës, pajisjeve inxhinierike dhe pajisjeve stërvitore për nevojat e Grupit të Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë të Ushtrisë. Pajisjet atëkohë u tha se do të prokurohen përmes ITF-së janë të koordinuara me profesionistë të Ushtrisë, gjë që është garanci se do të jetë në përputhje me nevojat tona dhe standardet më të larta të NATO-s.

Në vitin 2024, mbështetje prej 13 milionë eurosh, e cila synonte sikurse edhe këtë vit, forcimin e kapaciteteve të Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacione dhe misione në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së dhe misioneve të tjera ndërkombëtare.

Në vitin 2025, mbështetje prej 15 milionë euro, fonde që do të përdoren për të blerë pajisje të ndryshme – nga ato të destinuara për mbledhjen e informacioneve inteligjente dhe mbikëqyrje e deri te ato për qëllime trajnimi luftarak.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shefi i UNRWA-së: Fëmijët po vdesin nga uria në Gaza
Next Article Tërmet në Ekuador, shkon në 30 numri i të plagosurve, dëmtohen 800 ndërtesa

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?