By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë po ndodh në BDI? Kush e nxit Sefer Selimin të shkruajë kundër Artan Grubit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çfarë po ndodh në BDI? Kush e nxit Sefer Selimin të shkruajë kundër Artan Grubit?
MaqedoniTOP LAJM

Çfarë po ndodh në BDI? Kush e nxit Sefer Selimin të shkruajë kundër Artan Grubit?

admin
Last updated: 28/11/2026 11:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor, Argument – Sefer Selimi thekson se shqiptarët nuk merren me problemet e Grubit dhe se ai nuk mund ta diktojë më politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut përmes përçarjes së BDI-së. Ai i referohet edhe periudhës kur BDI-ja ishte në pushtet, duke e kritikuar Grubin se, sipas tij, në vend që të merrej me problemet e shqiptarëve, merrej me çështje të tjera, shkruan Plusinfo, transmeton Zhurnal.

Tensionet dhe përplasjet e brendshme në BDI gjithnjë e më shpesh po dalin edhe në publik. Kësaj radhe, debati u zhvendos në rrjetet sociale, ku analisti Sefer Selimi kritikoi publikisht Artan Grubin, pas së cilës reagoi Artin Spahiu, bashkëpunëtor i afërt i ish-zëvendëskryeministrit të parë.

Selimi, i cili prej vitesh njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të politikave të BDI-së dhe afërsinë me nënkryetarin aktual të partisë, Bujar Osmanin, deklaroi se problemet e Artan Grubit me organet e drejtësisë janë probleme të tij personale dhe se nuk duhet të paraqiten si probleme të shqiptarëve.

Në statusin e tij, Selimi thekson se shqiptarët nuk merren me problemet e Grubit dhe se ai nuk mund ta diktojë më politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut përmes përçarjes së BDI-së. Ai i referohet edhe periudhës kur BDI-ja ishte në pushtet, duke e kritikuar Grubin se, sipas tij, në vend që të merrej me problemet e shqiptarëve, merrej me çështje të tjera.

Ky qëndrim i Selimit vjen në një periudhë kur në BDI gjithnjë e më shpesh spekulohet për përplasje brendapartiake rreth ndikimit dhe drejtimit të partisë. Njëkohësisht, afërsia e tij me Bujar Osmanin hap hapësirë që kjo deklaratë të interpretohet edhe përmes prizmit të marrëdhënieve mes Osmanit dhe Grubit.

Ndaj statusit të Selimit reagoi Artin Spahiu, i cili e akuzoi analistin se kishte rënë në kurthin e, siç i quan ai, shpifjeve dhe konstrukteve politike të drejtuara kundër Artan Grubit. Spahiu pretendon se një pjesë e njerëzve në BDI, në bashkëpunim me VLEN-in, po përpiqen ta paraqesin Grubin si fajtor për përçarjen e mundshme të partisë.

Në reagimin e tij, Spahiu drejtoi akuza edhe ndaj figurave të tjera në BDI, duke pretenduar se pikërisht fraksionet, largimet dhe interesat personale të individëve të caktuar e kanë dëmtuar partinë. Ai doli në mbrojtje të Grubit, duke vlerësuar se edhe nga pozicioni i tij aktual, ai punon për BDI-në më shumë sesa një pjesë e mirë e udhëheqjes aktuale të partisë.

Spahiu shkon edhe një hap më tej, duke akuzuar një pjesë të drejtuesve partiakë se shqetësimi i tyre i vërtetë nuk është përçarja e BDI-së, por ruajtja e pozicioneve dhe ndikimit të tyre në parti. Sipas tij, Grubi paraqitet si „kurban” për të fshehur përgjegjësitë e të tjerëve.

Përplasja mes këtyre dy qëndrimeve nxjerr në sipërfaqe një ndarje të mundshme brenda BDI-së. Nga njëra anë janë ata që angazhohen për distancim nga Artan Grubi, ndërsa nga ana tjetër janë njerëzit që vazhdojnë ta mbrojnë publikisht.

Në prapavijën e këtij debati përmendet edhe rivaliteti i mundshëm mes Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, dy figura që kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në BDI.

Një gjë është e qartë debati se kush e ka dobësuar BDI-në, kush po përpiqet ta përçajë dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen aktuale në parti po bëhet gjithnjë e më i hapur, ndërsa përplasjet mes njerëzve të afërt me dy figurat politike kërcënojnë t’i thellojnë edhe më tej ndarjet në parti.

 

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Next Article Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?