By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja
Teknologji

Nvidia ndalon dërgimin në Kinë të çipeve të inteligjencës artificiale të miratuara nga SHBA-ja

admin
Last updated: 28/11/2026 12:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nvidia ka ndaluar dërgimin e çipave të fuqishëm për inteligjencën artificiale në Kinë, deklaroi drejtoresha ekzekutive e përkohshme e kompanisë, duke ngritur dyshime mbi të ardhmen e një marrëveshjeje të veçantë licencimi, të negociuar mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Colette Kress, e cila zëvendësoi Jensen Huang-un pas dorëheqjes së tij javën e kaluar, tha gjatë një takimi të martën për prezantimin e rezultateve financiare se, në tremujorin e mbyllur më 25 tetor, prodhuesi amerikan i çipave i shiti Kinës produkte për qendra të dhënash të gjeneratës “Hopper” – të cilat i nënshtrohen një sistemi licencimi – në vlerë prej 2,4 miliardë dollarësh.

Megjithatë, ajo theksoi se aktualisht nuk ka plane për dërgesa të mëtejshme.

“Parashikimet tona nuk përfshijnë asnjë produkt të licencuar të gjeneratës ‘Hopper’ për qendra të dhënash, dhe ne nuk po dërgojmë më produkte të tilla në Kinë”, u shpreh Kress, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo nuk dha shpjegime se përse Nvidia e ka ndaluar dërgimin e këtyre procesorëve, e as nëse ky ndalim do të jetë i përhershëm.

Familja e produkteve “Hopper” përfshin H200, një procesor i fuqishëm që përdoret për trajnimin dhe ekzekutimin e modeleve të avancuara të inteligjencës artificiale.

SHBA-ja vendosi kontrolle mbi eksportin e këtyre çipave në vitin 2022 dhe më pas e kufizoi edhe më tej qasjen e Kinës ndaj tyre.

Megjithatë, pas një takimi me presidentin kinez Xi Jinping vitin e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se do të lejonte shitjen e modeleve H200 për klientë kinezë të miratuar.

Në janar, SHBA-ja e lehtësoi politikën e licencimit për H200, duke mundësuar shqyrtimin individual të kërkesave për eksport, në varësi të kushteve të sigurisë.

Ky vendim erdhi pas muajsh të tërë lobimi nga ana e Huang-ut, i cili u largua nga detyra ndërsa përballej me akuza për lidhje jashtëmartesore me një person që dyshohet se ishte spiune kineze, si dhe me dy punonjëse të Nvidia-s.

Çipat H200 prodhohen për Nvidia-n në Tajvan nga TSMC – prodhuesi më i madh në botë i çipave me kontratë.

You Might Also Like

Sulm kibernetik ndaj AFP: Platforma AFP Forum në pezulë

Call of Duty humbi 42 për qind të lojtarëve pas publikimit të GTA 6

Microsoft ndez alarmin më të lartë pas kolapsit global të Outlook dhe Teams

ETH Cyrihu zhvillon një sensor që vendoset në dhëmb dhe mundëson komunikimin e heshtur me inteligjencën artificiale

Musk premton dy aksione të “SpaceX” për çdo fëmijë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë po ndodh në BDI? Kush e nxit Sefer Selimin të shkruajë kundër Artan Grubit?
Next Article Dimoglidu për rrjetin iranian: Barrën kryesore të hetimit e kanë shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?