By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?
Bota

Çfarë tha Donald Trump për Gazën që ka shkaktuar kaq shumë shqetësim?

admin
Last updated: 27/01/2025 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Donald Trump ka qenë në detyrë vetëm një javë, por prania e tij tashmë po ndihet fort në Lindjen e Mesme.

Komentet që ai bëri gjatë fundjavës duket se do të hedhin një hije mbi rajonin këtë javë pas armëpushimit të fundit.

Shkurtimisht, bëhet e ditur se Trump foli për zbrazjen e Rripit të Gazës.

Por çfarë tha në të vërtetë?

Ai po fliste me gazetarët në bordin e Air Force One kur hodhi idenë e zhvendosjes së popullsisë së enklavës, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Trump tha: “Ju po flisni ndoshta për një milion e gjysmë njerëz dhe ne thjesht e pastrojmë të gjithë këtë gjë dhe themi se ka mbaruar”.

Presidenti amerikan pretendoi se ia kishte thënë këtë mbretit të Jordanisë në një telefonatë që ata mbajtën në të njëjtën ditë, duke shtuar: “Unë i thashë atij se do të doja që ju të pranoni refugjatë palestinezë sepse unë po e shikoj Rripin e Gazës dhe është një rrëmujë”.

Raportohet se ai i bëri një thirrje të ngjashme edhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al Sissi.

Por, nuk ishte e qartë, madje as për aleatët e Trumpit, se sa serioz ishte ai apo implikimet e plota të fjalëve të tij.

Senatori Lindsey Graham, i cili është i afërt me Trump, pyetur se çfarë donte të thoshte presidenti, tha: “Unë me të vërtetë nuk e di”.

Ndryshe, ai shtoi se sugjerimi nuk është i realizueshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ideja që të gjithë palestinezët do të largohen dhe do të shkojnë diku tjetër, nuk e shoh të jetë tepër praktike”.

Çdo zhvendosje e detyruar do të përfaqësonte një krim lufte, sipas ligjit ndërkombëtar.

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Limani: Me përpjekje të përbashkët për të avancuar cilësinë e edukimit parashkollor dhe të afirmojmë profesionin e edukatorit
Next Article Automjetit të Ministrisë për sistem politik i mungonin pjesë, ndërsa disa ishin ndërruar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?