By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cichoki: KE mbështet objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Cichoki: KE mbështet objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në 2027
Shqipëri

Cichoki: KE mbështet objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në 2027

admin
Last updated: 08/12/2024 12:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Vendet që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të anëtarësohen në BE e nuk kanë nevojë të presin për një datë të caktuar. Komisioni Evropian ka siguruar mbështetjen për ambicien e Shqipërisë që të arrijë anëtarësimin brenda vitit 2027 përkundër plotësimit të kushteve.

Pyetur nga RTSH pas fjalës së komisioneres së Zgjerimit, Komisioni Evropian ka rikonfirmuar datën që e afron me 3 vjet afatin e deklaruar nga administrata e kaluar evropiane, një parashikim që ishte konsideruar atëherë tepër optimist.

“Shqipëria sinjalizoi synimin e saj për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Komisioni është i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz. Vendet që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të anëtarësohen, nuk ka nevojë të presësh për një datë të caktuar”, u shpreh Piotr Cichoki, Zyrtar i BE-se për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë.

Ndërsa kujtojnë se çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati, Komisioni Evropian veçon se çfarë është më e ndjeshme për Shqipërinë.

“Është thelbësore që autoritetet shqiptare të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara nga BE, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar historikun në zbatimin e ligjit, në luftimin efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat pronësore dhe pakicat”, tha Cichoki.

Në kushtet kur Komisioni Evropian e konstaton zgjerimin të rikthyer si prioritet për BE-në, Këshillin, Parlamentin, si dhe për atë vetë referuar Udhëzimeve Politike 2024-2029, sipas tij janë vetëm meritat ato që të anëtarësojnë.

“Çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati, kur të plotësojë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Traktatet e BE-së dhe të rënë dakord nga udhëheqësit e BE-së përmes Konkluzioneve të Këshillit Evropian të Kopenhagës të vitit 1993 dhe kornizave negociuese. Procesi i anëtarësimit drejtohet nga realizimi i reformave dhe maturimi i shoqërisë dhe ekonomisë drejt BE-së”, tha ai.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fidan: Türkiye po vepron me kujdes për të siguruar që DAESH dhe PKK të mos shfrytëzojnë Sirinë pas regjimit
Next Article Mickoski: Qytetarët të jenë të qetë, të mërkurën nuk do të ndodh asgjë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?