Prshtinë, 02 tetor, argument.mk/ – Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Dr. Anton Hofreiter dhe delegacionin e tij.
Në takim u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë, integrimin euroatlantik dhe rëndësinë e anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.
Ajo kërkoi mbështetjen dhe vëmendjen e shtuar të Gjermanisë ndaj Kosovës në këtë periudhë sfidash të vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.


