By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kush qëndron pas rrjetit propagandistik rus në RMV?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Kush qëndron pas rrjetit propagandistik rus në RMV?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Kush qëndron pas rrjetit propagandistik rus në RMV?

admin
Last updated: 02/10/2026 10:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 tetor, argument.mk/ – Njoftimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB) nxori në pah një realitet të njohur, por të dokumentuar për herë të parë në mënyrë institucionale që lidhet me ekzistencën e një rrjeti mediash që vepron në Maqedoni, por me lidhje të drejtpërdrejta me Fondacionin “Maqedonia” të Viktor Stojanovit në Sofje. Ky rrjet nuk është thjesht një grup portalesh anonime, por një mekanizëm i ndërtuar për të shpërndarë dezinformata, për të minuar besimin në institucione dhe për të nxitur ndasi etnike e politike, shkruan Zhurnal.

Strategjia u deklasifikua Moska përmes Sofjes

Modeli i veprimit është i qartë Rusia nuk operon drejtpërdrejt, por përmes aktorëve të ndërmjetëm, shpesh të lidhur me qarqe nacionaliste bullgare. Kjo strategji e “proxy-ve” është pjesë e një fushate hibride që synon destabilizimin e vendeve të vogla në Ballkan, duke i bërë ato më të brishta ndaj ndikimit gjeopolitik. Fondacioni “Maqedonia” shërben si një hallkë kyçe në këtë zinxhir, duke krijuar portale me dizajn identik, faqe në rrjete sociale dhe narrativë të sinkronizuar.

Objektivat e propagandës natyrisht që lidhen me minimi e besimit në institucione duke paraqitur shtetin si të paaftë dhe të korruptuar. Pastaj është nxitja e urrejtjes etnike përmes narrativave që theksojnë ndasitë mes komuniteteve.

Një nga objektivat kryesore konsiderohet të jetë Ppengimi i integrimit evropian duke e paraqitur BE-në si armike të identitetit maqedonas. Shpërndarja e narrativave pro-Kremlinit përmes dezinformatave që relativizojnë agresionin rus dhe e paraqesin Perëndimin si kërcënim.

Ky kombinim i mesazheve nuk është i rastësishëm sepse synon të krijojë një atmosferë mosbesimi dhe polarizimi, ku çdo debat politik shndërrohet në konflikt identitar.

Edhe pse ANB nuk publikoi emra, përshkrimi i veprimeve dhe reagimet publike të Fondacionit “Maqedonia” e bëjnë të qartë se rrjeti është i njohur. Dyshimet për një shtetas maqedonas të lidhur me regjistrimin e portaleve tregojnë se propaganda nuk është vetëm e importuar, por ka edhe bashkëpunëtorë lokalë. Ky element është kritik pa aktorë vendas, rrjeti nuk do të kishte legjitimitet dhe qasje në hapësirën mediatike.

Pse është e rrezikshme?

Ky rast nuk është thjesht një çështje ligjore për nxitje urrejtjeje apo shpërndarje materiali ksenofobik, por është një sulm ndaj sovranitetit informativ të vendit. Në epokën e informacionit, kontrolli mbi narrativën është po aq i rëndësishëm sa kontrolli mbi territorin. Nëse qytetarët humbin besimin tek institucionet dhe tek procesi demokratik, atëherë rruga drejt destabilizimit politik hapet vetvetiu.

Çfarë duhet bërë?

Natyrisht që ky rast duhet të shërbej si nxitje për transparencë institucionale ku ANB dhe prokuroria duhet të komunikojnë qartë me publikun, pa lënë hapësirë për spekulime. Forcim i kapaciteteve mediatike si mbështetje për media të pavarura që mund të kundërshtojnë narrativat e rreme.

E kryesorja është Edukimi mediatik qytetarët duhet të mësojnë të dallojnë propagandën nga informacioni i verifikuar. E nuk përjashtohet edhe bashkëpunim rajonal pasi rrjetet propagandistike nuk njohin kufij, nevojitet koordinim me vendet fqinje dhe BE-në.

Kujtojmë që, rasti i zbuluar nga ANB nuk është incident i izoluar, por pjesë e një strategjie të gjerë hibride që synon ta mbajë Maqedoninë e Veriut të dobët dhe të ndarë. Identifikimi i rrjetit është vetëm hapi i parë. Sfida e vërtetë është ndërtimi i një imuniteti shoqëror ndaj propagandës, ku qytetarët nuk bien pre e manipulimeve, por mbështeten tek faktet dhe tek institucionet demokratike. argument.mk/

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti: Kjo fundjavë vendimtare për marrëveshjen për presidentin
Next Article Çitaku pret në takim Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?