By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gonxhja: Investimet në infrastrukturën e turizmit të shoqërohen edhe me rritjen e kapitalit njerëzor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gonxhja: Investimet në infrastrukturën e turizmit të shoqërohen edhe me rritjen e kapitalit njerëzor
Shqipëri

Gonxhja: Investimet në infrastrukturën e turizmit të shoqërohen edhe me rritjen e kapitalit njerëzor

admin
Last updated: 02/10/2026 11:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 02 tetor, argument.mk/ – Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se Shqipëria ndodhet sot në fazë të rëndësishme zhvillimi sa i takon sektorit të turizmit.

Në fjalën e tij, në Forumin “Future Hospitality”, forumi i turizmit organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, ministri vuri në dukje se interesi në rritje ndërkombëtar, zgjerimi i investimeve dhe diversifikimi i ofertës turistike po ndryshojnë jo vetëm përmasat e sektorit, por edhe pritshmëritë ndaj tij.

Ai tha se objektivi i qeverisë shkon përtej thjesht rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, por edhe te mënyra se si kjo rritje përkthehet në standarde më të larta dhe shërbim më profesional dhe gjenerimin e më shumë vendeve të punë me kualifikim të lartë.

“Suksesi i një destinacioni matet jo vetëm nga numri i njerëzve që e vizitojnë atë, por edhe nga përvoja që ata marrin me vete, nga kohëzgjatja e qëndrimit, nga besimi i tyre për t’u rikthyer dhe, mbi të gjitha, nga vlera që ata krijojnë për ekonominë vendase”, tha gjatë fjalës së tij kreu i MTKS.

Ministri kujtoi se, brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore, Shqipëria ka kaluar nga një ofertë e kufizuar mikpritjeje në një treg të diversifikuar, ku sot operojnë marka të njohura ndërkombëtarisht si: Marriott përmes “Tirana Marriott Hotel”, Hilton përmes “Hilton Garden Inn Tirana”, si dhe “Radisson Hotel Group”, “Meliá Hotels”, “Maritim” e të tjera.

Ministri Gonxhja bëri publike shifra sa i takon korrikut të këtij viti, kur numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike u rrit me 15,2 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa numri i vizitorëve jorezidentë u rrit me 18,3 për qind.

“Një destinacion nuk mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme nëse kërkesa rritet më shpejt se cilësia. Prandaj, një nga sfidat kryesore për vitet në vijim është të sigurojmë që investimet në infrastrukturën e mikpritjes të shoqërohen me investime po aq të rëndësishme në kapitalin njerëzor”, tha ministri.

Duke theksuar rëndësinë që ka jo vetëm rekomandimi, por sidomos rikthimi i vizitorëve në Shqipëri, ministri Gonxhja u tha investitorëve dhe përfaqësuesve të markave ndërkombëtare pjesëmarrës në këtë forum se ky është momenti i duhur për të investuar në Shqipëri.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çitaku pret në takim Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën
Next Article Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?