By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çka po sjellë rritjen e përdorimit të substancave narkotike?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Çka po sjellë rritjen e përdorimit të substancave narkotike?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Çka po sjellë rritjen e përdorimit të substancave narkotike?

admin
Last updated: 14/02/2025 16:47
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Fenomeni i përdorimit të lëndëve narkotike nga të miturit është tejet shqetësues në Maqedoninë e Veriut, ambientet ku të miturit përdorin këto lëndë janë të ndryshme, përfshirë edhe ambientet shkollore. Kjo flet për një situatë drithëruese ku vendet edukative janë shndërruar në vende degjeneruese dhe degraduese të nxënësve. Në vend të edukatës dhe arsimimit në shkolla “servohen” lëndët narkotike. Mbase, janë një numër i vogël i nxënësve që veprojnë në këtë mënyrë dhe janë konsumues të substancave narkotike, por për moshën në të cilën ndodhen janë të pa vetëdijshëm për veprimet që bëjnë, shkruan Zhurnal.

Rritet përdorimi i drogës te të rinjtë –

Konsumi i lëndëve narkotike mes të rinjve po bëhet një problem gjithnjë e më shqetësues. Profesori universitar dhe psikologu Lulzim Murtezani, në një intervistë për emisionin Ftesë në Studio në Alsat, theksoi se fenomeni i drogës është kompleks dhe parandalimi i tij është jashtëzakonisht i vështirë.

“Grupmosha më e rrezikuar janë të rinjtë 15-vjeçarë, ata që për shkak të kureshtjes mund të devijojnë në rrugën e tyre,” tha Murtezani, duke shtuar se faktorët kryesorë që i shtyjnë të rinjtë drejt drogës janë mungesa e eksperiencës, kureshtja, përjetimi I traumave, ankthi dhe ndjenja e të qenit të tjetërsuar nga shoqëria.

Ai theksoi nevojën për një qasje gjithëpërfshirëse në luftën kundër këtij fenomeni, duke përfshirë shkollat, familjet, shoqatat dhe mediat.

“Nëse nuk gjejmë hapësirë për dialog dhe vetëdijesim, të rinjtë mund të bien viktimë e manipulimeve dhe rrëshqasin lehtësisht në këtë rrugë.”, theksoi Murtezani në Ftesë në Studio.

Sipas tij, shoqëria shpesh e neglizhon këtë problem, ndërsa tregtia dhe konsumimi i drogës po bëhen gjithnjë e më të dukshme mes të rinjve, pa ndonjë reagim serioz nga institucionet.

Mungon një strategji e mirëfilltë për siguri dhe edukim –

Shkollat janë institucione edukative – arsimore, nxënësit janë në meshën më delikate dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre. Fenomeni i përhapur tashmë në çdo shkollë që pas çdo aksioni policor të kapen nxënës me substanca narkotike është tregues se në çfarë niveli ndodhen shkollat në vendin tonë. Shqetësuese dhe tmerruese kur dëgjohet që të rinjtë viktimizohen si pasojë e mungesës së informimit për dëmet që vijnë nga përdorimi i substancave narkotike.

Prandaj, duhet një mobilizim i gjithanshëm për krijimin e një strategjie e cila do të ishte efikase dhe do të prodhonte rezultate produktive në reduktimin e këtij fenomeni tashmë të përhapur. Ministria e Arsimit, OJQ-të e ndryshme, institucionet e sigurisë duhet që njëzëri nëpërmjet takimeve informuese, fletushkave të ndryshme, të senzibilizojnë nxënësit për dëmet dhe pasojat që shkaktojnë përdorimi i klëndëve narkotike.

Nga ana tjetër, trekëndëshi fëmija – prindi – mësimdhënësi duhet të fuqizohet edhe më shumë që rastet e tilla të parandalohet, të merren masa preventive dhe të jenë në kontakt të përhershëm për kohën se si fëmijët e kalojnë në shkollë, dhe ndihma që i ofrohet nga stafi. Mes tjerash vlen të theksohet që është më se e nevojshme pikërisht në këtë epokë të ketë prindërim më të përgjegjshëm. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO-DPMNE: Nuk është biseduar për ndryshimin e himnit dhe as që do të bisedohet në të ardhmen
Next Article Kostoja e jetesës në muajin janar ishte më e lartë me 4,9 për qind në bazë vjetore, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë me 5,2 për qind

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?