By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO-DPMNE: Nuk është biseduar për ndryshimin e himnit dhe as që do të bisedohet në të ardhmen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO-DPMNE: Nuk është biseduar për ndryshimin e himnit dhe as që do të bisedohet në të ardhmen
Maqedoni

VMRO-DPMNE: Nuk është biseduar për ndryshimin e himnit dhe as që do të bisedohet në të ardhmen

admin
Last updated: 14/02/2025 16:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – VMRO-DPMNE-ja sot ka demantuar se është biseduar dhe as që do të bisedohet për ndryshimin e himnit dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë.

“BDI është matrica për etnizimin e gjitha çështjeve të rëndësishme dhe politika ping -pong e LSD-së duhet të ndalet. Asnjëherë nuk është biseduar për ndryshimin e himnit dhe as që do të bisedohet në të ardhmen. Qytetarët mund të jenë të sigurt. Koha e BDI-së dhe LSD-së në humbjen për të gjitha çështjet me qëllim për të mbuluar krimin, ka përfunduar”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja dyshon se përveç bisedimeve për ndryshimin e stemës shtetërore, mund të diskutohet edhe për ndryshimin e himnit.

“Konkretisht, mendoj se dilema e parë që lind është nëse ndoshta brenda koalicionit me VLEN-in, duke dhënë këtë propozim për ndryshimin e stemës shtetërore, nuk është biseduar edhe për ndryshimin e himnit. Dhe kjo është diçka për të cilën VMRO-DPMNE duhet të përgjigjet”, tha dje lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë nga Koalicioni VLEN, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimin e stemës shtetërore, tha se janë të gatshëm të bisedojnë për gjithçka, për pakon e masave me të cilat do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e mbetura nga e kaluara.

Siç tha Taravari, Maqedonia është një nga shtetet e rralla postsocialiste stema e së cilës nuk është ndryshuar.

“VLEN është i gatshëm të bisedojë për gjithçka. Për fat të keq, në periudhën e kaluar shumë tema të ndjeshme vihen nën qilim. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për pakon e masave të cilat janë të pazgjidhura në 20-30 vitet e fundit dhe në pako t’i zgjidhim, pse këtu të mos jenë edhe stema edhe himni dhe 20 për qindëshi si dhe çështje tjera etnike nëse ka dhe të fokusohemi në ekonominë, eurointegrimet, antikorrupsionin, pagat më të mira, jetën më të mirë”…theksoi Taravari.

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski dje konfirmoi se partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMEN-VLEN e kanë hapur çështjen për ndryshimin e stemës shtetërore.

“Ne këtë çështje e kemi hapur. Ne jemi një nga dy vendet postsocialiste që ende e kanë stemën e vjetër të shtetit, me disa ndryshime të vogla”, tha Mickoski. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar Qeverisë shkresë për propozim për shkarkim të prokurorit publik të shtetit
Next Article Çka po sjellë rritjen e përdorimit të substancave narkotike?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?