By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimi Nobel në Fizikë shkon për tre shkencëtarët e mekanikës kuantike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Çmimi Nobel në Fizikë shkon për tre shkencëtarët e mekanikës kuantike
Bota

Çmimi Nobel në Fizikë shkon për tre shkencëtarët e mekanikës kuantike

admin
Last updated: 07/10/2025 18:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkencëtarët me seli në  Shtetet e Bashkuara, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis u shpërblyen me Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2025, për “eksperimente që treguan mekanikën kuantike në veprim”. Këto eksperimente hapën rrugën për zhvillimin e teknologjive të reja digjitale, raporton Reuters.

“Jam i befasuar. Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se kjo mund të ishte baza për një Çmim Nobel”, tha Clarke gjatë një telefonate me konferencën e shtypit të Nobelit. “Po flas nga celulari im dhe mendoj se edhe ju po flisni nga celulari. Një nga arsyet që këto pajisje funksionojnë është pikërisht e gjithë kjo punë”.

Veprimet e mekanikës kuantike janë të studiuara mirë, në nivel jashtëzakonisht të vogël – të atomeve dhe grimcave nënatomike, mirëpo shpesh duken të vështira për t’u kuptuar në  krahasim me fizikën klasike dhe përmasat më të mëdha të saj.

Fituesit e Nobelit kanë kryer eksperimente në mesin e viteve 1980 me një qark elektronik të ndërtuar nga superpërçues dhe dëshmuan se mekanika kuantike mund të ndikojë edhe në objekte të përditshme, nën kushte të caktuara.

“Është e mrekullueshme të festojmë faktin që mekanika kuantike, edhe pse është mbi njëqind vjeçare, vazhdon të na befasojë. Ajo është gjithashtu shumë e dobishme, sepse është themeli i gjithë teknologjisë digjitale”, tha Olle Eriksson, kryetar i Komitetit të Nobelit për Fizikë.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Negociatat për Gazën, Katari: Nëse Hamasi i dorëzon pengjet, lufta do të marrë fund, ne presim…
Next Article Në kërkim prej vitesh, arrestohet në gjumë BOSI I MAFIAS në Itali

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?