By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Costa në Shkup: Nuk iu duhet plan B për anëtarësim në BE, fokusohuni në planin A
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Costa në Shkup: Nuk iu duhet plan B për anëtarësim në BE, fokusohuni në planin A
Maqedoni

Costa në Shkup: Nuk iu duhet plan B për anëtarësim në BE, fokusohuni në planin A

admin
Last updated: 15/05/2025 15:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj – Pothuajse të njëjtat mesazhe që dëgjuam nga vizitat e mëparshme në vendet fqinje i dërgoi sot Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili vizitoi Shkupin në kuadër të turneut të tij ballkanik.

“Zgjerimi është një qëllim i përbashkët dhe ky është investimi më i mirë gjeostrategjik në paqe dhe siguri”, tha Costa, duke përsëritur atë që përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë e thënë deri më tani, se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia e Veriut ka bërë shumë punë, ju duhet të qëndroni në rrugën e integrimit evropian. E dini, procesi i pranimit është më shumë maratonë, se sa sprint. E di që kjo rrugë mund të jetë e vështirë, mund të jetë frustruese, por të gjitha vendet e mëparshme kandidate e kanë arritur qëllimin dhe sigurisht që ju do të bëni të njëjtën gjë. E inkurajoj Kryeministrin të vazhdojë përpjekjet e tij në këtë drejtim, ne jemi në dispozicionin tuaj, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë thelbësore”, tha Presidenti i Këshillit Evropian.

Ai vjen në Shkup pasi vizitoi Beogradin, Sarajevën, Podgoricën dhe Prishtinën, dhe do ta përfundojë turneun e tij ballkanik në Tiranë.

Kreu i Këshillit Evropian deklaroi qartë se ka detyrime që duhen përmbushur në mënyrë që të bëhet përparim në procesin e pranimit të RMV-së në BE. Ajo që u ra dakord në vitin 2022 duhet të përmbushet, tha Costa, duke aluduar në detyrimin për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët do të bëhen pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

“Kur pyet për garancitë, është e qartë se ajo që është rënë dakord është rënë dakord dhe tani nuk ka asgjë tjetër për të negociuar, nuk ka vend për të kërkuar asgjë më shumë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë Planin A dhe duhet të përqendrohemi në atë plan. Ne e dimë se cilat janë kriteret e Kopenhagenit, ne e dimë se cilat reforma duhet të përfundojnë, ne e dimë se çfarë u ra dakord në vitin 2022 dhe tani duhet ta zbatoni këtë”, tha Costa.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Begaj, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së
Next Article Aggeler: Udhëheqësit e RMV-së duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për anëtarësim në BE, përpara se ajo t’ju ikë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?