By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çrregullimet gjuhësore te fëmijët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Çrregullimet gjuhësore te fëmijët
Shëndetësi

Çrregullimet gjuhësore te fëmijët

admin
Last updated: 15/02/2025 14:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Çrregullimet gjuhësore te fëmijët përfshijnë vështirësitë në mësimin e të kuptuarit dhe/apo të prodhuarit e aspekteve semantike, fonologjike, sintaktike, morfologjike dhe pragmatike të gjuhës. Çrregullimet e tilla përfshijnë gjithashtu edhe sjellje verbale të pamjaftueshme dhe/apo të papërshtatshme te fëmijët.

Prof.ass. Ardita A. Devolli, dr.sci.
logopede
Tel. 044 123 449

Çrregullimet gjuhësore mund t’i hasim te grupet e ndryshme të fëmijëve me kondita klinikore (p.sh. me autizëm apo retardim mental), apo pa to. Sipas Hegde (1996), këto çrregullime mund t’i përfshijnë 10-15% të fëmijëve dy vjeçar, si dhe 4 -7.5% të atyre tre vjeçar.

Te disa fëmijë këto çrregullime paraqiten në formë më të lehtë, ndërkaq tek ata të moshës shkollore ato përqendrohen në formën më të rëndë duke i klasifikuar si të paaftë për mësim. Pra, në përgjithësi, këto çrregullime ndërlidhen dhe ndikojnë në sjelljet sociale dhe akademike të fëmijëve.

Faktorët etiologjik që ndërlidhen me çrregullimet gjuhësore te fëmijët janë:

– me prejardhje të panjohur;
– faktorët gjenetik që sugjerohen nga paraqitja e lartë e çrregullimeve të tilla në familjen e fëmijës së tillë.

Çrregullimet gjuhësore te fëmijët përfshijnë:

– fillimin e ngadalësuar apo të vonuar të gjuhës;
– fjalorin e kufizuar të fjalëve;
– pamjaftueshmërinë e të mësuarit dhe papërshtatshmërinë e përdorimit të morfemave
gramatikore të gjuhës;
– shkathtësitë e pamjaftueshme sintaktike;
– mungesën apo përdorimin e papërshtatshëm të gjuhës;
– vështirësitë në të kuptuarit e gjuhës së folur.

Objektivat e vlerësimit të çrregullimeve gjuhësore te fëmijët kanë të bëjnë me vlerësimin e:

- Advertisement -
Ad imageAd image

– shkallës dhe natyrës së vonesës apo çrregullimit gjuhësor;
– aspekteve të ndryshme të shkathtësive gjuhësore;
– të kuptuarit gjuhësor;
– prezencës së konditave klinikore (p.sh. retardimit mental, dëmtimit të dëgjimit apo autizmit);
– përbërjes së familjes dhe të komunikuarit e tyre;
– diagnozës së çrregullimit gjuhësor;
– shkathtësive akademike;
– qëllimeve potenciale të trajtimit.

Trajtimi i fëmijëve me çrregullime gjuhësore, sipas Norris-it dhe Damacio-s (1990), përfshin:

– zgjedhjen e shkathtësive funksionale të gjuhës duke u bazuar në vendosmërinë e fëmijës për intervenim;
– shkathtësitë e të lexuarit, të shkruarit dhe të folurit të ndërlidhura me trajtimin e gjuhës orale;
– grupe të vogla apo të mëdha të fëmijëve (duke e përqendruar vëmendjen fillimisht te individi);
– tema të njëjta përgjatë ditëve të trajtimit, por me materiale të ndryshme (tregime, vizatime, skica, literaturë, vallëzim);
– njoftimin me koncepte dhe ide të reja çdo ditë, por me temë të njëjtë vazhdimisht;
– dhënien e rasteve të ndryshme për fëmijën që të shprehet verbalisht;
– pjesëmarrjen aktive të fëmijës në terapi;
– elaborimin dhe rregullimin e shqiptimit të fëmijës;
– ndërveprimin në shkallën zhvillimore të fëmijës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Diagnostika diferenciale na sugjeron që të bëjmë dallimin në mes të çrregullimeve gjuhësore te fëmijët pa dëmtime senzorike, intelektuale, neuromotorike dhe psikiatrike si dhe atyre me autizëm, dëmtime në të dëgjuar, retardim mental dhe me dëmtime të trurit.

Prognoza e rehabilitimit të çrregullimeve gjuhësore te fëmijët varet nga: fëmija, përkrahja e familjes, koha dhe intensiteti i intervenimit. Shumica e fëmijëve përfitojnë nga trajtimi i çrregullimeve gjuhësore, edhe pse tek disa ato vazhdojnë të jenë të pranishme edhe përgjatë viteve të adoleshencës dhe pleqërisë.

You Might Also Like

Kujdes, këto ilaçe nuk bën të shoqërohen me grejpfrut

Duke ushtruar ulni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme

Afër detit, afër mbretit – të mirat e ujit të kripur

Qumështi i bletëve dhe efektet e tij

Disa mënyra të thjeshta për ta përmirësuar funksionimin e zemrës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Protesta 15-orëshe e studentëve nga e gjithë Serbia sot në Kragujevac
Next Article Qentë endacak po transportohen nga njëri qytet në tjetrin, kërkohet hetim nga MPB

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?