By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qentë endacak po transportohen nga njëri qytet në tjetrin, kërkohet hetim nga MPB
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qentë endacak po transportohen nga njëri qytet në tjetrin, kërkohet hetim nga MPB
Maqedoni

Qentë endacak po transportohen nga njëri qytet në tjetrin, kërkohet hetim nga MPB

admin
Last updated: 15/02/2025 14:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Grupe qensh agresiv, pa etiketa vaksinimi, po vërehen gjithnjë e më shumë në rrugët e qyteteve të Maqedonisë së Veriut. Dëshmitarët okularë pohojnë se në orët e para të mëngjesit lëshohen pako të tëra nga furgonat e ndryshëm, duke i lënë kafshët në një mjedis të panjohur për to.

Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” paralajmëron se këta qen shpeshherë nuk lejojnë kontaktin e afërt, çka tregon se ata vijnë nga ambiente ku nuk kanë pasur kontakt njerëzor ose kanë qenë të ekspozuar ndaj trajtimit të dobët.

“Këta janë qen të mëdhenj, jo karakteristikë për mjediset urbane. Kapja dhe transporti i tyre kërkon pajisje, logjistikë dhe kapacitet adekuat transportues, që tregon për aktivitet më të madh të organizuar”, thonë nga “Anima Mundi”.

Në disa komuna janë regjistruar raste të zhvendosjes së paligjshme të qenve.

Në Manastir janë kapur qen endacakë me etiketa nga Prilepi, ndërsa në Gostivar është vërejtur një furgon i bardhë duke zënë qen, edhe pse komuna ka marrëveshje me një stacion veterinar në Kërçovë.

“Anima Mundi” paralajmëron se klinikat private veterinare ofrojnë shërbime ilegale për zhvendosjen e qenve të pastrehë.

Ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet:

“Ministria e Brendshme duhet të hapë një hetim, të kontrollojë kamerat dhe të sanksionojë raste të tilla. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duhet të forcojë kontrollin mbi strehimoret dhe kompanitë që kryejnë kapjen e qenve. BNJVL duhet të diskutojë me komunat dhe të parandalojë këtë praktikë të zhvendosjes së problemit në vend të zbatimit të programit “Kap, sterilizo, vaksino dhe kthe”, theksojnë nga “Anima Mundi”.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çrregullimet gjuhësore te fëmijët
Next Article Mexhiti: Ligji për “Branitellat” ka kaluar disa herë në kohën e BDI-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?