By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dardha “vishet” me të bardha/ Pamje mahinitëse nga fshati turistik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dardha “vishet” me të bardha/ Pamje mahinitëse nga fshati turistik
Shqipëri

Dardha “vishet” me të bardha/ Pamje mahinitëse nga fshati turistik

admin
Last updated: 17/11/2024 14:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Dëbora e parë zbardhi disa fshatra në juglindje të vendit, duke sjellë jo vetëm të ftohtin, por edhe çeljen e sezonit turistik dimëror.

Fshati Dardhë një atraksion turistik gjithëstinor, është veshur këtë fundjavë me petka të bardha, duke bërë që operatorët turistikë në zonë të presin dhjetëra turistë dhe vizitorë të apasionuar pas turizmit malor.

“Unë quhem Edro dhe jam nga Brazili. Ështe viti i katërt që vij në Shqipëri, e dashuroj këtë vend. Sot ne Dardhe po luaja në dëborë me familjen time, është dëbora e parë e këtij viti në këtë fshat të bukur dhe po e shijojmë shumë. Vijmë çdo vit ne Dardhe, per te bere ski dhe iu them të gjithë miqve të mi ta vizitojnë këtë vend, sidomos në dimër, pasi Dardha është e veçantë”, – thotë një turist.

“Unë jam Loren, vij nga Brazili. Kam ardhur në Shqipëri me bashkëshortin tim, e vizitojmë vendin tuaj për herë të parë. Me pelqen shume Dardha, me pelqen ajri këtu, debora eshte shume e bukur. Ftoj të gjithë miqtë e mi të vijnë në Dardhë, nuk kam fjalë për këtë vend, për kënaqësinë që më jep. Fatmirësisht nuk patëm vështirësi kur erdhëm këtu, pavarësisht dëborës rruga ishte e kalueshme“, – thotë një turiste tjetër.

Ky fshat veç ajrit të pastër dhe bukurisë përrallore në stinën e dimrit, ofron edhe mundësinë për të zhvilluar aktivitete sportive dimërore, ku më i preferuari mbetet pista e skive.

Këtu e gjejmë edhe pjesën më të madhe të turistëve.

Fshati turistik i Dardhës, 20 km në juglindje të Korçës, është një nga destinacionet më të veçanta që turistët e zgjedhin në çdo stinë të vitit.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPB Shkup zbardhi vrasje në tentim, është dorëzuar kallëzim penal kundër një personi
Next Article Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira për t’u vizituar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?