By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Debati për Brexit-in, Blair: Largimi nga BE-ja ishte gabim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Debati për Brexit-in, Blair: Largimi nga BE-ja ishte gabim
Bota

Debati për Brexit-in, Blair: Largimi nga BE-ja ishte gabim

admin
Last updated: 28/11/2026 14:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Londër, 23 nëntor, Argument – Kryeministri britanik, Andy Burnham deklaroi sot se nuk do të dëgjojë ish-kryeministrat që, sipas tij, “kanë mbetur në të kaluarën”, pasi ata kritikuan qasjen e tij ndaj Bashkimit Evropian dhe i kërkuan të mos rihapë debatin për Brexit-in, sipas “The Independent”.

“Nuk jam i sigurt nëse janë njerëzit që do të dëgjoj”, u shpreh Burnham për mediet, duke iu referuar ish-kryeministrave.

Ai argumentoi se Britania e Madhe ka mbetur me një marrëveshje të pafavorshme pas Brexit-it, e cila ka penguar rritjen ekonomike dhe ka rritur koston e jetesës.

“Kanë mbetur në të kaluarën, sepse nuk mund të përballen me marrëveshjen e keqe që ata vetë arritën”, deklaroi Burnham.

Reagimi i tij erdhi pasi gjashtë ish-kryeministra britanikë, Tony Blair, David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak, paralajmëruan për rrezikun e rihapjes së përplasjeve politike për Brexit-in, pas marrëveshjes së re për forcimin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Mes tyre, ish-kryeministri laburist Tony Blair e ka cilësuar largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja si një gabim, por ka theksuar se rikthimi në union, nuk duhet të jetë një çështje që rihapet pa marrë parasysh zhvillimet dhe nevojën për reforma brenda vetë Bashkimit Evropian.

Nga ana e tij, Burnham tha se synon ta çojë vendin drejt një të ardhmeje më shpresëdhënëse, përmes një marrëdhënieje më pozitive dhe konstruktive me BE-në.

I pyetur për skepticizmin nëse qytetarët britanikë kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj largimit nga BE-ja, 10 vjet pas referendumit, kryeministri theksoi se marrëveshja e re nuk ka të bëjë me rikthimin në union.

“Kjo nuk është në tryezën e diskutimeve. Bëhet fjalë për një marrëdhënie më të mirë dhe praktike bashkëpunimi me Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

“Nëse mund të bëjmë diçka për të nxitur rritjen ekonomike, pse të mos e bëjmë?”, shtoi Burnham.

Deklaratat vijnë pas marrëveshjes së arritur të premten mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, për një kapitull të ri në marrëdhëniet pas Brexit-it, me synimin për të reduktuar barrierat tregtare dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, të mbrojtjes dhe sigurisë.

Masat kryesore përfshijnë lehtësimin e kontrolleve për tregtinë e produkteve ushqimore, lidhjen e sistemeve të tregtimit të emetimeve të karbonit dhe krijimin e një skeme për lëvizjen e të rinjve.

Kjo skemë do t’u mundësojë të rinjve nga mosha 18 deri në 31 vjeç të jetojnë, punojnë, studiojnë dhe udhëtojnë në Evropë deri në tre vjet.

Marrëveshja parashikon gjithashtu përafrim më të madh të Britanisë së Madhe me disa rregulla të BE-së, me qëllim lehtësimin e shkëmbimeve tregtare dhe uljen e kostove për bizneset.

Qeveria britanike e ka paraqitur këtë marrëveshje, si një hap drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Brukselin, pa vënë në diskutim vendimin për largimin nga Bashkimi Evropian.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë
Next Article Dyshime për lojë të kurdisur në Big Brother – Bejta pranon se nuk dëshiron të qëndrojë me Kledjan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?