By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deklaratë solemne e prokurorit publik Lupço Kocevski në Kuvend – transparenca është parim bazë në programin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deklaratë solemne e prokurorit publik Lupço Kocevski në Kuvend – transparenca është parim bazë në programin
Maqedoni

Deklaratë solemne e prokurorit publik Lupço Kocevski në Kuvend – transparenca është parim bazë në programin

admin
Last updated: 15/02/2024 14:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt  – Të jesh prokuror publik shtetëror është punë e vështirë dhe e përgjegjshme, e cila përballet me shumë sfida, por vlerësoj se me përvojen dhe njohuritë e mia shumëvjeçare mund të përgjigjem për pozitën që do ta kryeja, deklaroi sot prokurori i ri publik shtetëror Lupço Kocevski, menjëherë pas deklaratës solemne para kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski.

Transparenca është një nga parimet themelore në programin e dorëzuar para deputetëve dhe opinionit, thotë Kocevski, sepse siç tha ai, transparenca do të nxisë llogaridhënien, përgjegjësinë, efikasitetin tek vetë prokurorët dhe e gjithë kjo do të rrisë besimin e opinionit.

“Prokuroria Publike duhet të jetë organi i vetëm që do të luftojë korrupsionin dhe vlerësoj se këtë që e premtoj do ta realizoj. Për sa i përket transparencës, këtu para mediave deklaroj se unë dhe Prokuroria do të jemi të hapur për opinionin dhe do të jemi në dispozicion në çdo kohë për informacione që janë në interes të opinionit”, tha Kocevski.

Theksoi se nuk do të hyjë në detaje për raste të caktuara, por theksoi se Prokuroria do të hapë lëndë për të gjitha kallëzimet e dorëzuar dhe nuk do të ketë përzgjedhje selektive në ndjekjen e autorëve të veprave penale.

Kuvendi pardje unanimisht me 62 vota “pro” ka zgjedhur Kocevskin për prokuror të ri publik shtetëror.

Kocevski është propozuar si kandidat i vetëm për prokuror publik shtetëror pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa për prokuroren Fatime Fetai Këshilli Gjyqësor nuk ka diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar.

Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Nga janari i vitit 2022, ai është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës, në mesin e dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë, si dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.

Prokurori i mëparshëm shtetëror, Lubomir Joveski, u emërua më 25 dhjetor 2017 dhe u pasua nga Marko Zvërlevski, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti. Aktualisht, u.d. prokurore e Republikës në vend të Lubomir Joveskit është prokurorja Sonja Simovska. 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Taravari: Së shpejti fillojmë me mbledhjen e nënshkrimeve për kandidaturën time për president
Next Article Kryeministri teknik Xhaferi për vizitë në komunën e Likovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?