By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delegacioni i PPE në selinë blu, Berisha: Temë qendrore zgjedhjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Delegacioni i PPE në selinë blu, Berisha: Temë qendrore zgjedhjet
Shqipëri

Delegacioni i PPE në selinë blu, Berisha: Temë qendrore zgjedhjet

admin
Last updated: 25/02/2026 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha priti sot në një takim misionin faktmbledhës të Partive Popullore Europiane.

Në një prononcim për mediet, Berisha u shpreh se pjesëmarrës ishin përfaqësues të 28 partive, ndërsa temë qendrore e diskutimeve ishin zgjedhjet.

“Janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet.

U jemi shumë mirënjohës”, u shpreh Berisha.

Berisha informoi se temë qendrore e takimit ishin zgjedhjet. “U diskutua edhe për këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Berisha theksoi se nga ky mision i rëndësishëm PD pret rekomandime, por edhe një mbështetje të re për kërkesat tashmë të njohura që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, që shteti ligjor të funksionojë.

“Këto janë pretendimet tona, pa hyrë në detaje. Natyrisht, vijnë në një kohë shumë kritike, kur Edi Rama faktikisht ose ‘de facto’ ka asgjësuar sistemin e drejtësisë në kuptimin e akuzës për zyrtarët e lartë, gjë që është themelore në kuptimin e ndëshkimit të zyrtarëve të lartë që vjedhin qytetarët”, tha Berisha.

Duke iu referuar edhe situatës me shembjen e rrugës Librazhd-Pogradec, Berisha u shpreh se “të gjitha rrugët e ndërtuara prej tyre janë të çara dhe të shkatërruara”.

“Është dëshmi e dështimit të plotë, total për shkak të vjedhjes të të gjitha investimeve.
Por meqë jam tek rrugët, unë kam shqetësimin më të madh për dhjetëra dhe qindra të sëmurë të zonës juglindore, të cilët anë procedurat e mjekimit në Tiranë se procedurat janë të centralizuara, dhe që sot mbeten pa mjekim”, shtoi ai.

You Might Also Like

“Rama ik!” – Bulevardi i përmbytur nga protestuesit, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Qeveria forcon kontrollin mbi bastet online, çdo transaksion do të monitorohet

SPAK lëshoi urdhër-arrest/ Arrestohet në Greqi Ilir Shtufi, biznesmeni i akuzuar për pastrim parash

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga një fuoristradë, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gati 1,2 milionë shtetas hynë në Shqipëri në janar, dominon Europa Jugore
Next Article Vengu: Shqipëria në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, nën drejtimin e një vendi aleat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?