By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë
Maqedoni

Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë

admin
Last updated: 01/02/2024 16:11
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 01 Shkurt – Në dhjetor të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së ka lidhur kontratë për blerjen e targave të reja të regjistrimit dhe afisheve për regjistrimet në të cilat marka “MK” do të zëvendësohet me “NMK”.

Kontrata është lidhur me kompaninë “Kvantum dooel Skopje”, kurse prodhuesi i pllakave është kompania gjermane “EHA Hoffman”.

Nga MPB thonë se sipas Marrëveshjes Kornizë për prokurimin e targave të regjistrimit, është lidhur një marrëveshje porosie me operatorin ekonomik të përzgjedhur, për të cilin janë duke ecur afatet ligjore për dorëzimin e afisheve.

“Sipas vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çmimet e formularëve të nxjerrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 2 nga 03.01.2024, çmimet e afisheve do të variojnë nga 30 deri në 50 denarë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Qytetarët duhet të ndërrojnë targat e tyre më së voni deri më 12 shkurt dhe të kenë shënimin “NMK” në vend të “MK” të mëparshme, obligim që rrjedh nga Marrëveshja e Prespës.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe pse jashtë shtëpisë – Luizit dhe Kiarës i dërgohet një dron në Big Brother VIP Albania 3
Next Article Takimi me Taravarin, a po i futë “thikë” Kovaçevski BDI-së?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?