By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret edhe 75 milionë euro dhe heqjen e roamingut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret edhe 75 milionë euro dhe heqjen e roamingut
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Maqedonia e Veriut pret edhe 75 milionë euro dhe heqjen e roamingut

admin
Last updated: 28/11/2026 14:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 nëntor, Argument – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski pret që Komisioni Evropian ta njohë përparimin e vendit në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe të sigurojë edhe 75 milionë euro shtesë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ai paralajmëroi gjithashtu se qytetarët e Maqedonisë së Veriut së shpejti mund t’i përdorin shërbimet e telekomunikacionit në vendet e Bashkimit Evropian pa kosto shtesë të roamingut.

Me rastin e mbërritjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Mickoski theksoi se Qeveria vazhdimisht po i përmbush detyrimet reformuese, duke nënvizuar se çështjet dypalëshe nuk janë pjesë e Agjendës së Reformave.

“Ne nuk përmbushim çështje dypalëshe, por gjithçka që lidhet me sistemin e bazuar në merita e përmbushim. Sot pres që e gjithë kjo të njihet nga Komisioni Evropian”, deklaroi Mickoski.

75 milionë eurot shtesë paraqesin një rritje prej 10 për qind të shumës prej 750 milionë eurosh, e cila tashmë është paraparë për vendin në kuadër të Planit të Rritjes. Megjithatë, Maqedonia e Veriut do të duhet të përmbushë edhe detyrime shtesë.

Sa i përket heqjes së roamingut, kryeministri theksoi se Maqedonia është vendi i parë në rajon që ka përfunduar pjesën teknike dhe formale për t’iu bashkuar modelit evropian “Roam Like at Home“.

Mickoski mbetet në qëndrimin se nuk do të ketë ndryshim të pozicionit të Qeverisë lidhur me Ndryshimet Kushtetuese. Sipas tij, prioritet duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje për Planin e Veprimit për Pakicat, për të cilin Qeveria tashmë ka dorëzuar një propozim.

Mickoski gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian nuk duhet ta nënvlerësojë potencialin e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit prej shumë kohësh presin anëtarësimin.

“Ballkani Perëndimor është porta e Evropës dhe është pjesë e Evropës. Qytetarët tanë janë vërtet të zhgënjyer sepse kanë pritur tepër gjatë në oborrin e saj. Më në fund, dëshirojmë ta meritojmë vendin tonë në tryezën e përbashkët, bazuar në parimin e meritave”, theksoi Mickoski.

Në fokus të samitit të sotëm në Bruksel janë përshpejtimi i procesit të zgjerimit, zbatimi i reformave, integrimi gradual i rajonit në tregun e përbashkët evropian, si dhe forcimi i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit
Next Article “Ju i thoni ODIHR ‘s’duam të na ndihmosh’”, Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Balla: Pasi e bojkotove me mijëra herë, u kujtove zotrote?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?