By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhjetë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pas një zjarri masiv në një resort skijimi në Turqi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dhjetë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pas një zjarri masiv në një resort skijimi në Turqi
Bota

Dhjetë të vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pas një zjarri masiv në një resort skijimi në Turqi

admin
Last updated: 21/01/2025 09:42
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë lënduar nga zjarri në një hotel resorti skijimi në Turqi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu në restorantin e hotelit në Kartalkaya në Turqinë veriperëndimore të martën mbrëma, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Guvernatori i provincës Bolu, ku ndodhet vendpushimi i skive, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolou se dy nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa.

Sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin, hoteli kishte 234 mysafirë që qëndronin në momentin e aksidentit.

Televizioni privat NTV raportoi se disa njerëz u përpoqën të zbrisnin nga dhomat e tyre duke përdorur çarçafë.

Shkaku i zjarrit nuk dihet menjëherë ndërkohë që supozohet se “veshja prej druri” në pjesën e jashtme të hotelit mund të ketë përshpejtuar përhapjen e zjarrit.

Kartalkaya është një vendpushim popullor skish në malet Koroglu, rreth 300 kilometra në lindje të Stambollit.

Zjarri ka ndodhur gjatë pushimit të semestrit shkollor, kur hotelet në rajon janë të mbushura plot.

Zyra e Aydin tha se 30 kamionë zjarrfikës dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje ndërkohë që hotelet e tjera në resort u evakuuan si masë paraprake.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti nga tubimi në Vushtrri: Unë nuk lëshoj pe tri vjet e 364 ditë, e ju mos lëshoni pe vetëm më 9 shkurt
Next Article Lojtari që konsiderohet si “Mascherano i ri” bëhet objektiv kryesor i Milanit për verën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?