By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhuka: Shqipëria partner strategjik i BE-së, e linjëzuar 100% me politikën e sigurisë dhe mbrojtjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dhuka: Shqipëria partner strategjik i BE-së, e linjëzuar 100% me politikën e sigurisë dhe mbrojtjes
Shqipëri

Dhuka: Shqipëria partner strategjik i BE-së, e linjëzuar 100% me politikën e sigurisë dhe mbrojtjes

admin
Last updated: 02/12/2024 12:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka deklaroi sot se Shqipëria është  vlerësuar si një partner i rëndësishëm strategjik dhe është 100% e linjëzuar me politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes së Bashkimit Europian.

Gjatë një seance dëgjimore në komisionin e Çështjeve Europiane, Dhuka u ndal te mundësia e çeljes në negociatave për kapitujt e lidhur me politikën e jashtme të përbashkët, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së.

Në këtë drejtim, ajo çmoi përgjigjen e shpejtë nga ana e Kuvendit, mbi mundësinë e paraqitur nga BE përmes letrës së Presidencës hungareze për të çelur negociatat për dy kapituj të tjerë.

“Shqipëria po progreson me mbështetjen e KE-së dhe të vendeve anëtare të BE-së në rrugëtimin historik të çeljes së negociatave me më shumë kapituj, që nga momenti kur çeli negociatat për grupimin e parë ‘Themeloret’, në 15 dhjetor”, tha ajo.

Sipas Kryenegociatores, Shqipëria i ka pararendur të gjitha përgatitjet teknike për të avancuar me çeljen e negociatave edhe me kapituj të tjerë gjatë vitit 2025.

Në këtë drejtim, ajo falënderoi për mbështetjen politike dhe teknike Kuvendin e Shqipërisë.

Në lidhje me pozicionet negociuese, Dhuka sqaroi se ato janë konfidenciale dhe shqyrtohen nga komisioni për Çështjet Europiane në kushte të konfidencialitetit.

“Pozicionet negociuese janë pjesë e procesit të negociatave për Traktatin e Aderimit në BE, që pritet të nënshkruhet dhe më pas të ratifikohet. Kur të hyjë në fuqi ky Traktat, Shqipëria bëhet anëtar i BE-së. Ndaj këto dokumente dhe diskutime në lidhje me procedurat e shqyrtimit dhe miratimit zhvillohen në kontekstin e një traktati ndërkombëtar, siç është ai i  Aderimit në BE”, tha Dhuka.

Pavarësisht nga kjo, Dhuka theksoi se grupi negociator i kryen rregullisht diskutimet në lidhje me çështjet me rëndësi për ekonominë, shoqërinë dhe organizatat e shoqërisë civile që përfshihen në procesin integrues.

“Përmes platformës së partneritetit janë kryer diskutime dhe konsultime në lidhje me çështjet në fjalë. Kjo në mënyrë sistematike përmes takimeve periodike që zhvillon platforma e partneritetit në 27 tryezat e saj sipas çështjeve të ndryshme. Në grupkapitullin e parë përfshihen çështje që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, reformën në administratën publike, funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformat kryesore. Janë 4 instrumente dhe të katër këto dokumente janë publike dhe i janë nënshtruar dialogut me ekonominë dhe shoqërinë civile. Po ashtu janë të publikuara dhe angazhimet e marra në kuadër të tyre”, tha Dhuka.

Duke iu përgjigjur kërkesës së kryetares së komisionit, deputetes së PD-së Jorida Tabaku për të publikuar pozicionin negociues të Shqipërisë, Dhuka kujtoi se dokumenti i pozicionit negociues është parashikuar nga ligji i Republikës së Shqipërisë që të jetë shqyrtim konfidencial.

Po ashtu, Dhuka theksoi se “ne kemi parë me kujdes eksperiencën nga vende të tjera në  procese të ngjashme dhe ky qëndrim është i ngjashëm me atë të Shqipërisë”.

“Negociatat janë një eksperiencë e re për vendin tonë dhe ka koncepte të cilat do t’i diskutojmë, do t’i bëjmë tonat dhe familjarizohemi në vijim. Unë dhe ekipi negociator ndajmë ekzakt të njëjtin qëndrim si ju në lidhje me përfshirjen e shoqërisë shqiptare dhe ekonomisë në procesin e negociatave në këtë transformim të rëndësishëm ekonomik dhe shoqëror. Nuk ka asnjë arsye të besojmë se ne ndajmë një qëndrim të ndryshëm nga ju në këtë drejtim. Ju siguroj se ne do të bëjmë maksimumin për të përfshirë të gjithë faktorët shoqëror në procesin e negociatave”, iu drejtua Dhuka Tabakut.

Ndërkohë, ajo sqaroi se çështjet e tregut do të diskutohen në muajt e ardhshëm, por për shumë çështje të përfshira në atë grupkapitull dialogu me ekonominë dhe bizneset ka mbi 5 vjet që ka nisur.

“Nuk është një proces disajavor por është i shtrirë në kohë dhe zhvillohet në mënyrë graduale. Instrumentet që ne përdorim për të zbatuar angazhimet që merr pozicioni negociues janë udhërrëfyesi dhe planet e veprimit, instrumente që janë në proces diskutimi të gjerë me të gjithë faktorët ekonomikë e shoqëror. Pozicioni negociues është një dokument strategjik deklarativ që parashikohet nëse Shqipëria i pranon apo jo Acqui, pastaj mënyrën se si zgjedh ta përafrojë Acqui-në janë të hapura dhe të konsultueshme”, shtoi Dhuka.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabaku: Integrimi në BE jo proces me dyer të mbyllura, kërkon diskutim gjithëpërfshirës
Next Article Rusia pushton pjesë të mëdha në Ukrainën lindore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?